Flash

Zhdukja e kontratës origjinale/ Berisha: Beqja fshehu gjurmët e krimit!

Lapsi.al 20 August 2023
Zhdukja e kontratës origjinale/ Berisha: Beqja fshehu gjurmët e

Fakti që prokurorët e SPAK nuk arritën ta gjejnë kontratën origjinale të koncensionit të sterilizimit, për Sali Berishën është provë e qartë se Ilir Beqja ka dashur të fshehë gjurmët e vjedhjes dhjetëra miliona euro. Në një status në rrjetet sociale, Berisha e krahason Beqen me kriminelin që djeg trupin e një kufome në mënyrë që të fshehë krimin e tij.

"Zhdukja e kontratës origjinale të sterilizimit nga Beqja është banditizëm ekstrem. Ky akt ngjason me atë të vrasësit, që për të zhdukur gjurmët e krimit djeg trupin e viktimës pasi e ka ekzekutuar atë" shkruan Berisha.

Kreu i demokratëve thotë se "me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij."

Mesazhin e tij, Berisha e mbyll me një thirrje drejtuar qytetarëve, që të ngrihen kundër asaj që ai e quan një organizatë kriminale, e cila nuk ndalet para asnjë krimi për plaçkitjen e qytetarëve.

"Vetëm revolta qytetare e qëndrueshme gjerë në dëbimin nga pushteti të këtyre kriminelëve me mandat, është rruga e vetme e shpëtimit të çdo qytetari të ndershëm dhe Shqipërisë nga kthetrat e tyre" shkruan Berisha.

Lexo edhe: Rama mirënjohës me SPAK që nuk arrestoi Ilir Beqen

Kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur, sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e Antikorrupsionit.

Kontrata e firmosur nuk është gjetur në arkivën e ministrisë së Shëndetësisë dhe është sekuestruar kopja e dokumenteti.

Sipas SPAK, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse.

Në dosje thuhet se “dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit”.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, shkruhet në dosje.

Pritet që ky skandal të zgjerojë edhe më tej hetimet për aferën me koncesionin e sterilizimit.

Kujtojmë se deri më tani 7 zyrtarë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, fituesi i koncesionit, janë akuzuar zyrtarisht nga SPAK për veprat penale korrupsion, falsifikim dhe mashtrim.

Në pranga kanë rënë, biznesmeni Rrapaj dhe ish-zv.minitri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI