Flash

Rusia u ndalon hyrjen 54 zyrtarëve, gazetarëve dhe avokatëve britanikë

Lapsi.al 19 August 2023
Rusia u ndalon hyrjen 54 zyrtarëve, gazetarëve dhe avokatëve

Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe specialistëve për marrëdhënie me publikun, gjoja për shkak të qëndrimit “anti-rus” të Londrës.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten më 18 gusht se i ka shtuar në listën e zezë të Kremlinit ministren e Kulturës së Britanisë së Madhe, Lucy Frazer, si dhe Annabel Goldie, politikanen në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është përgjegjëse për furnizimin e Ukrainës me municione të uranium.

Në përgjithësi, 300 britanikë janë tani në listën e zezë të Kremlinit, në mesin e shumë njerëzve nga shumë vende të Perëndimit, të cilat janë duke e mbështetur Ukrainën në luftën e vazhdueshme pushtuese që Rusia e nisi në shkurt 2022.

Në mesin e të sanksionuarve janë edhe specialistët ligjorë dhe të sigurisë, si Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë. Kjo gjykatë ka lëshuar urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime të dyshuara të luftës në Ukrainë.

Moska e ka sanksionuar edhe menaxhmentin e një firme konsultuese, e specializuar për rreziqet në zonat e luftës se gjoja e ka përkrahur ushtarakisht atë që Kremlini e quan “regjimi” në Kiev.

Kjo kompani i ofroi Ukrainës informata të inteligjencës dhe i përgatiti grupet e sabotimit dhe zbulimit për t’u vendosur në zonat e luftës, sipas Moskës.

Ky vendim i Moskës i përfshin në listën e zezë edhe gazetarët nga transmetuesi publik britanik, BBC, grupi i medias The Guardian dhe gazeta The Daily Telegraph, për gjoja “fabrikimin e shpifjeve kundër Rusisë”, tha Ministria ruse pa dhënë ndonjë shembull. Kremlini theksoi se në listën e zezë është duke u punuar ende. Këto ndalesa shihen dukshëm si hakmarrje për numrin e madh të sanksioneve që Perëndimi ia ka vendosur kundër Rusisë gjatë luftës së saj të vazhdueshme./ REL

Të këshilluara

Moti/ Temperaturat shkojnë deri në 40 gradë

Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para...

08:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI