Flash

Panairi i Produkteve Lokale në Green Coast/ Artizanët: Mundësi e re për promovimin e prodhimeve tona

Lapsi.al 19 August 2023
Panairi i Produkteve Lokale në Green Coast/ Artizanët: Mundësi e

Në Green Coast u mbajt për herë të dytë, Panairi i Produkteve Lokale. Në rreth 25 stenda të vendosura në Lungomare, artizanë të ndryshëm patën mundësinë të prezantojnë produktet autentike të traditës, të cilat kanë zgjuar interes të lartë sidomos tek turistët e huaj, që nuk harrojnë asnjëherë të marrin një souvenir të tillë kur largohen nga Shqipëria.

Qilima shumëngjyrësh të punuar në tezgjah, punë dore me grep ose shtiza, pëlhura të qëndisura me elegancë apo me motive të ndryshme tradicionale dhe shumë gatime e pije të prodhuara sipas traditës së trashëguar ndër breza, janë ekspozuar përgjatë dy ditëve në Green Coast.

Bashkëorganizatorja e këtij eventi Flora Xhemali Baba tha se pas eksperiencës së suksesshme të kësaj vere, në panairin e radhës do të jenë të pranishëm edhe artizanët nga Kosova dhe treva të tjera shqipfolëse.

“Interesi i lartë i pushuesve për produktet artizanale në edicionin e parë të parë të panairit solli nevojën që të sjellim sërish këtë event, këtë herë të shtrirë në dy ditë si një mundësi për të promovuar punën e artizanëve tanë. Në edicionin tjetër të këtij panairi do të zgjerojmë gamën e produkteve duke përfshirë edhe artizanët nga Kosova që të jenë pjesë e panairit me produktet e tyre”, theksoi ajo.

 

 

Ndërsa për vetë artizanët, mundësia për të patur stendat e tyre në shëtitoren e Green Coast është një mundësi shumë e mirë për t’i bërë të njohura prodhimet e tyre tek turistët dhe t’i shesin ato, duke krijuar shtigje të reja për njohje dhe promovim.

“Ky panair na jep mundësinë të prezantojmë prodhimet tona artizanale, na ndihmon që më shumë njerëz t’i njohin, t’i pëlqejnë dhe t’i blejnë ato. Prej vitesh prodhoj pipa dhe llulla një proces totalisht manual që nga tornimi, hapja e vrimave, tharja, lyerja me bojë natyrale dhe gdhëndja. Kjo punë përveçse mënyrë mbijetese është edhe një pasion për mua”, shprehet artizani Isuf Skënderi.

Evente si ky, plotësojnë mozaikun e gjithë ofertës turistike që Green Coast mundëson, si një nga destinacionet më të mira në Shqipëri, njëherësh edhe promotor i mbështetjes së nismave që nxisin dhe zhvillojnë ekonominë lokale ku resorti është ndërtuar.

Të këshilluara

Moti/ Temperaturat shkojnë deri në 40 gradë

Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para...

08:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI