Flash

Vodhi 3 biznese në Korçë, vihet në pranga 23-vjeçari

Lapsi.al 18 August 2023
Vodhi 3 biznese në Korçë, vihet në pranga

Arrestohet 23-vjeçari që vodhi nën kërcënimin e thikës 3 biznese në qytetin e Korçës. Orgen Munushtri kreu një vjedhje në një market, më pas u largua dhe vodhi edhe në 2 biznese të tjera në lagjet nr.7 dhe nr.9 në Korçë.

Në të tria bizneset Munushtri mori 43000 lekë të rinj. Policia bëri të mundur lokalizimin e kapjen autorit tek terminali i autobuzëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhi shuma parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese në Korçë, identifikohet, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen nr. 5, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shitësen në një market, kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

23-vjeçari, pasi kreu vjedhjen në market dhe u largua, kreu vjedhje dhe në 2 biznese të tjera, në lagjet nr. 7 dhe nr. 9, Korçë, duke marrë një sasi lekësh. (Gjithsej në të tria bizneset, 23-vjeçari mori 43000 lekë të rinj). Shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e grumbulluara, këqyrja e kamerave dhe si rezulat i kontrollit të ambienteve të ndryshme ku dyshohej se fshihej autori, në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin tek terminali i autobusëve, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 23 vjeç, banues në Korçë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI