Flash

Darka në Athinë/ Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen takim në Pallatin Maximos

Lapsi.al 21 August 2023
Darka në Athinë/ Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen takim në
Darka informale që ka organizuar kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis është shfrytëzuar nga pjesëmarrësit për të zhvilluar takime dypalëshe në lidhje me të ardhmen e vendeve të tyre në perspektivën e integrimit. I tillë ka qenë edhe takimi Kurti-Von der Leyen, që është përcjellë nga presidentja e KE-së me këto fjalë.
"Kam diskutuar me kryeministrin @albinkurti nevoja për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t'u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së" shkruan Vond der Leyen.
Kosova pret liberalizimin e vizave në 1 Janar të vitit 2024, ndërkohë që ditët e fundit, qeveria Kurti ka shprehur pakënaqësi për mosheqjen e masave që u morën gjatë acarimit të situatës në veri.     https://lapsi.al/2023/08/18/tensionet-provokon-mitsotakis-tirana-jashte-tryezes-ballkanike/

Të këshilluara

Zjarr i madh në Vlorë

Në hyrje të qytetit të Vlorës një zjarr ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zj...

17:45

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI