Flash

Sam Asghari denoncon Britney Spears për dhunë

Lapsi.al 18 August 2023
Sam Asghari denoncon Britney Spears për dhunë

Kjo duket të jetë një nga betejat më "toksike" të jetës së Britney Spears.

Burri i saj i tretë, 29-vjeçari Sam Asghari, ka bërë një sërë sulmesh ndaj këngëtares pasi paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ajo e ka tradhtuar dhe dhunuar. Ai e akuzoi atë se e kishte goditur kur ishte në gjumë duke i nxirë syrin.

Asghari, me origjinë iraniane, pretendon se Spears i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe po ashtu thotë se ajo kishte një lidhje me një burrë që punonte në shtëpi. Sipas TMZ ai ka video të Spears dhe personit në fjalë.

Pas këtyre pretendimeve, Asghari bëri një deklaratë disi më të butë duke thënë se “pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t'i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat. Të kërkosh privatësi duket qesharake kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë mediat e përfshira të jenë etike.”

Të këshilluara

Dhurata e shtrenjtë që Drake i dha fanses

Drake së fundmi doli në skenë me një çantë rozë Hermès Birkin dhe ia dorëzoi një gruaje në rreshtin e parë – dhe dhurata e tij bujare bëri që mjaft zonja të tër...

17:50

"Barbie" mund "The Dark Knight"

Barbie është bërë zyrtarisht publikimi më i madh i të gjitha kohërave i Warner Bros. Më pak se një muaj pasi u shfaq në kinema, komedia e drejtuar nga Greta ...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI