Flash

Humbën rrugën gjatë natës në Orikum/ Policia gjen pas 4 orësh kërkime 2 turistët francezë

Lapsi.al 18 August 2023
Humbën rrugën gjatë natës në Orikum/ Policia gjen pas 4

Policia e Orikumit ka shpëtuar pas katër orë kërkimesh dy turistë francezë te “Qafa e Thellë”.

Njoftimi i policisë-Karaburun

Humbën orientimin gjatë natës, në një terren të thepisur, në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve francezë.

Pas marrjes së njoftimit se 2 turistë francezë kishin humbur orientimin gjatë natës dhe për këtë shkak, kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, të asistuar nga inspektorë të zonave të mbrojtura, kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë këtyre turistëve.

Pas 4 orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i 2 turistëve francezë, të cilët fillimisht janë asistuar me ujë dhe me ushqim, dhe më pas janë shoqëruar nga punonjësit e Policisë, deri te vendi ku ishin akomoduar për qëllime turistike.

2 turistët francezë janë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë , për gatishmërinë e treguar.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI