Flash

Micotakis anashkaloi Ramën/ Begaj refuzon ftesën për në Greqi

Lapsi.al 18 August 2023
Micotakis anashkaloi Ramën/ Begaj refuzon ftesën për në

Në darkën informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis nuk ftoi kryeministrin Edi Rama, por ftesën e dërgoi për presidentin Bajram Begaj. Ky i fundit e ka refuzuar duke nxjerrë si pretekst axhendën e ngarkuar për të hënën dhe nuk e ka parë të arsyeshme të pranojë një ftesë, që do të sfidonte kryeministrin e anashkaluar, Edi Ramën.

Më shumë se një ftesë për Bajram Begajn në takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, zgjedhja që ka bërë Micotakis është anashkalim për Edi Ramën. Të dy kryeministrat kanë tentuar të ndërtojnë një marrëdhënie miqësore pak kohë më parë, kur Rama ka vizituar Greqinë dhe kur Micotakis erdhi në Himarë për një takim.

Por burgosja e Fredi Belerit dhe vendimi për të mos ta lënë të betohet deri në djegien e mandatit duket se i ka shkatërruar urat e komunikimit mes dy kryeministrave.

Të hënën e 21 gushtit në darkën informale të thirrur nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos nuk do të ketë një përfaqësues të Shqipërisë, ndërsa i vetmi përfaqësues i shqiptarëve do të jetë Albin Kurti. E ndërsa kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo.

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Dreka informale do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI