Flash

Arrestimet e "sterilizimit" 100 mln euro/ GJKKO jep vendimin për 8 të akuzuarit

Lapsi.al 18 August 2023
Arrestimet e "sterilizimit" 100 mln euro/ GJKKO jep vendimin për

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, ish-zv.ministrin e Shendetesise, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj të arrestur këtë të enjte për koncesionin e sterilizimit dhënë 8 vite më parë.

Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Gjithashtu gjykata la në fuqi masat edhe për 6 personat e tjerë të akuzuar për këtë çështje. Gjykata vendosi që drejtuesi ekonomik dhe juridik të ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj të hetohen me masën e arrestit të shtëpise, ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata dhe tre anëtarët e tjerë të komisionit, Petref Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi do të hetohen në masën e detyrimit të paraqitjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI