Flash

Ambasada paguan faturën e italianëve në Berat/ Opozita tallet me Melonin

Lapsi.al 18 August 2023
Ambasada paguan faturën e italianëve në Berat/ Opozita tallet me

Një grup italianësh nuk paguan dhe faturën e tyre e pagoi qeveria italiane me kërkesë të drejtpërdrejtë të kryeministres Giorgia Meloni. Ky është epilogu i rastit për të cilin flitet prej ditësh në rrjetet sociale. Një grup turistësh italianë u larguan nga një restorant në Berat, pa shlyer faturën. Arratisja e fiksuar në një video bëri xhiron e rrjeteve sociale, aq sa u bë edhe pjesë e një bisede informale mes Melonit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë qëndrimit të kryeministres italiane në Vlorë.

“Mediat shqiptare dhe TikTok nuk flisnin për asgjë tjetër veç një grupi italianësh që ikën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e minimizoi çështjen. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo u mërzit dhe ai urdhëroi ambasadorin: “Shkoni dhe paguani faturën për këta budallenj, ju lutem, bëni një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”, - tha Rama në një intervistë për “La Stampa”.

U tha u bë. Në një deklaratë të ambasadës italiane në Tiranë thuhet se “me kërkesë të kryeministres, Giorgia Meloni, kemi proceduar me shlyerjen e faturës së lënë të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet dhe shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten”.

Por nisma e kryeministres nuk u pëlqye nga një pjesë e opozitës. Riccardo Magi, sekretar i partisë “+Europe” thotë se "nëse Giorgia donte të bëhej kampione e shpirtit italian, ia doli shumë mirë. Bëni si të doni, Pantalone (tregtar i pasur ne historinë italiane. red) paguan menjëherë".

Sipas deputetit, vendimi i Melonit përfaqëson "kufirin ekstrem të populizmit. Asnjë nuk ndëshkohet, Giorgia paguan menjëherë. Pyes nëse ky rregull nga sot e tutje do të zbatohet edhe brenda territorit kombëtar dhe jo vetëm jashtë. Përballë të gjithë qytetarëve të ndershëm italianë që paguajnë faturën në restoranti” – thotë ai. ©Marrë nga La Repubblica, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI