Flash

Tiranë/ Vidhte targa për t’i përdorur në ngjarje kriminale, në pranga 23-vjeçari

Lapsi.al 17 August 2023
Tiranë/ Vidhte targa për t’i përdorur në ngjarje

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhi targat e 12 automjeteve, të cilat dyshohet se do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale. I arrestuari ka qënë  i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plate number” janë sekuestrohen targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura, doreza dhe mjete të cilat 23-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet. Si rezultat, u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”, dhe u vu në pranga, shtetasi J. L., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Nga verifikimet e kryera mendohet se  ky shtetas, po gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat automjetesh të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave ...

07:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI