Flash

Sandra Bullock reagon ndaj akuzave për "The Blind Side"

Lapsi.al 17 August 2023
Sandra Bullock reagon ndaj akuzave për "The Blind Side"

Sandra Bullock ka rrëfyer se  është "zemërthyer" pas akuzave shqetësuese të bëra nga ish-ylli i NFL, Michael Oher, i cili frymëzoi filmin e vitit 2009 "The Blind Side".

Filmi u përshtat nga libri i vitit 2006 "The Blind Side:Evolution of a Game". I shkruar nga Michael Lewis, ai tregon historinë e Oherit, një nga 13 fëmijët të lindur nga një nënë e varur nga droga, dhe ngritjen e tij në yll futbolli pasi u “birësua” nga familja në dukje bujare Tuohy.

Porai  pretendoi në dokumentet e gjykatës se Sean dhe Leigh Anne Tuohy kurrë nuk e adoptuan atë - megjithëse ata sigurisht përfituan nga suksesi i tij.Bullock portretizoi Leigh Anne në film, një rol që i dha asaj një Oscar. Tani, aktorja "urren" që puna e saj e palodhur dhe përkushtimi ndaj një historie që ajo besonte se ishte e vërtetë është "njollosur", tha një burim për Daily Mail.

“Ajo e urren faktin që një histori kaq e mrekullueshme, një film spektakolar dhe një kohë spektakolare në jetën e saj tani janë njollosur”, u shpreh burimi për gazetën. “Tani njerëzit nuk do ta shikojnë atë dhe nëse e shohin, do të kenë një reagim krejtësisht të ndryshëm ndaj qëllimit të tij origjinal. Kishte kaq shumë punë të vështirë për filmin saqë të gjithë menduan se ishte e vërteta dhe tani që është vënë në pikëpyetje, thjesht e shqetëson Sandra pa fund që një kohë në jetën e saj që ishte kaq e veçantë, tani është nën hijen e  diçkaje  krejtësisht tjetër"./Lapsi.al

Të këshilluara

"Barbie" mund "The Dark Knight"

Barbie është bërë zyrtarisht publikimi më i madh i të gjitha kohërave i Warner Bros. Më pak se një muaj pasi u shfaq në kinema, komedia e drejtuar nga Greta ...

14:46

Rikthimi i Meghan Markle në rrjetet sociale

Prej kohësh është spekuluar se Meghan Markle do të kthehet në mënyrë dramatike në Instagram. Dhe duket se një nga miqtë e saj ka konfirmuar lajmin se dukesha...

18:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI