Flash

Berisha: Kur McGonigal të shpallet fajtor, do skuqet Shqipëria!

Lapsi.al 17 August 2023
Berisha: Kur McGonigal të shpallet fajtor, do skuqet Shqipëria!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka thënë se nga rrëfimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal pret të zbulohet edhe lobimi për ta shpallur atë non grata. Berisha tha se McGonigal pranoi fajësinë se ka punuar për oligarkun rus e sanksionuar nga SHBA-të, Oleg Deripaska, ndërsa dosja për marrëdhënien e tij me Shqipërinë po hetohet e ndarë.

Sali Berisha në një deklaratë për mediat theksoi se “Shqipëria do skuqet nga turpi vetëm pak ditë më vonë, kur McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet që ka kryer në vendin tonë.”

“Unë jam këtu para së të gjithash për të denoncuar me forcën më të madhe indiferencën kriminale, antiligjore dhe antikushtetuese të SKAPit të partisë dhe drejtësisë shqiptare ndaj aferës McGonigal në Shqipëri.

Shqipëria do skuqet nga turpi vetëm pak ditë më vonë, kur McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet që ka kryer në Shqipëri.

Nuk mund të ketë drejtësi në botë, përveç asaj që funksionon në kontrollin e plotë të qeverisë, që nuk hap hetimin dhe nuk vendos ndjekjen penale ndaj McGonigal dhe Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, që rekrutuan me korrupsion McGonigal, për hetime private, që i dërguan të dhëna dhe dëshmitarë me këshilltarin privat, Dorian Duçka në zyrën e tij në Nju Jork, dhe që e paguan me ish-oficerin e sigurimit të Shtetit, Agron Neza për hetimin e lobistit të PD, Nick Muzin.

Dhe siç del nga burime të besueshme, për përgatitjen me manipulim dhe falsifikim, të dosjes për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Një heshtje e tillë armiqësore ndaj ligjit, Kushtetutës, opozitës së vendit dhe rendit demokratik, mund ta mbajnë vetëm prokuror dhe hetues, militantë fanatikë të Edi Ramës”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI