Flash

Margot Robbie mer ofertën marramendëse për të "shitur" këmbët

Lapsi.al 17 August 2023
Margot Robbie mer ofertën marramendëse për të

Pas suksesit të madh të filmit të saj “Barbie”, aktores Margot Robbie po i hapen dyer të reja në karrierën e saj.

Sipas një raporti të Marca, pas pamjeve në film që tregojnë këmbët e Margot Robbie, ajo ka pranuar një ofertë profesionale për të shitur fotot e këmbëve të saj.

Platforma online “Fun With Feet”, ku mund të shkëmbehen foto këmbësh me të tjerët, i propozoi aktores.

Në një letër dërguar Margot Robbie-t, një prej administratoreve të platformës, me pseudonimin “Liz” i sugjeronte aktores që të punonte me ta për të krijuar përmbajtje në lidhje me filmin “Barbie”. Në fakt, ai i ofroi asaj një bonus fillestar prej 500,000 dollarë.

“E dashur Margot, emri im është Liz dhe bëj mijëra dollarë duke shitur foto të këmbëve në Fun With Feet. Gjithashtu, ju ngjaj shumë. Barbie janë të gjitha femra, por ne jemi edhe Barbie të vërteta, stereotipisht e kam fjalën”, nis letra.

“Do të doja të punoja së bashku në përmbajtjen e frymëzuar nga Barbie pasi do të na sjellë miliona. Plus, Fun With Feet po ofron t’ju japë një bonus prej 500,000 dollarësh për të filluar. Nëse jeni dakord, ne mund të përfitojmë si nga ngjashmëria jonë ashtu edhe nga obsesioni i botës me të gjitha gjërat Barbie, falë këmbëve tona,” vazhdon ajo.

Një ofertë e ngjashme i është bërë edhe Ryan Gosling, por detaje të tjera nuk janë publikuar.

Të këshilluara

Rikthimi i Meghan Markle në rrjetet sociale

Prej kohësh është spekuluar se Meghan Markle do të kthehet në mënyrë dramatike në Instagram. Dhe duket se një nga miqtë e saj ka konfirmuar lajmin se dukesha...

18:30

Plani i Madonna-s për rikthimin në skenë

Madonna thuhet se është duke punuar në planin e rikthimit të turneut të saj top-sekret. Me prova rraskapitëse dhe rutina kërcimi , këngëtarja 64-vjeçare po n...

17:28

Beyoncé mbështet Lizzon pas akuzave

Beyoncé ofroi së fundmi mbështetjen e saj për Lizzo gjatë turneut të saj. Në një klip të postuar në X (ish Twitter), artistja bëri thirrje gjatë një remix të...

14:55

Alec Baldwin sërish në telashe ligjore

Pasi akuzat penale kundër tij u hoqën, Alec Baldwin mund të thirret në gjykatë për ndarjen nga jeta të kineastes, Halyna Hutchins, sugjeron një raport i ri. ...

14:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI