Flash

Kondili, prokurori i preferuar i Ramës fali Ilir Beqajn, gjykatësi i kërkoi ta merrte të pandehur

Lapsi.al 17 August 2023
Kondili, prokurori i preferuar i Ramës fali Ilir Beqajn, gjykatësi i

Në vendimin për koncensionin e sterilizimit, Gjyqtari Erjon Bani i ka sugjeruar prokurorit të SPAK, Edvin Kondillit, që të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja si dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani. Por prokurori duket se i ka falur të dy ish-ministrat.

Po ashtu, në vendimin e gjyqtarit Erjon Bani i është sugjeruar prokurorit Edvin Kondilli që 8 masat të jenë 'arrest me burg' për të gjithë të pandehurit, sepse nuk janë në proporcion të drejtë për të gjithë personat, pasi vepra penale që kanë kryer është e njëjtë për të gjithë dhe i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit.

Por sic duket, prokurori Edvin Kondili është treguar zemërgjerë. Ai nuk ka arrestuar Ilir Beqën që është qartësisht i përfshirë në aferën e koncensionit dhe as ka lënë në burg antarët e komisionit që firmosën për koncensionin.

Edvin Kondili ishte i preferuari i kryeministrit Edi Rama për të qenë në krye të SPAK, por me këmbënguljen e ambasadores amerikane ai nuk u zgjodh dhe gara u fitua nga Altin Dumani.

Vendimi për masat e sigurisë është marrë që në 23 qershor, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm ditën e djeshme nga prokurori Edvin Kondlli. Vonesa prej dy muaj për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së posaçme SPAK, është kryer për shkak se SPAK ka pritur ardhjen në Shqipëri të Ilirjan Rrapaj. Biznesmeni që fitoi 100 milion euro me një kompani që e kishte themeluar dy muaj më parë me vetëm 1 mijë euro, ka hyrë në Shqipëri duke ardhur nga Italia.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI