Flash

Urdhër-arresti edhe për Arben Gjatën, rektorin e Universitetit të Mjekësisë

Lapsi.al 17 August 2023
Urdhër-arresti edhe për Arben Gjatën, rektorin e Universitetit

Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata ka shpëtuar nga burgosja me masën e arrestit "detyrim paraqitje" për korrupsionin me koncensionin e sterilizimit. Gjata është një nga personat për të cilët u firmos fillimisht urdhëri i arrestit, por që do të gjykohet i lirë.

Rektori në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 mbante detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Në dëshminë e tij për SPAK, të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, Arben Gjata, sa i takon kësaj çështje ka deklaruar: “Nga ajo çfarë kemi diskutuar në komision ka rezultuar se edhe nga ana ekonomike kjo ishte procedura më e favorshme”.

Ai shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor.

Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë.

“Nga eksperienca që kam në këtë fushë mënyra e procedimit me prokurim të zakonshëm mund të çonte në dështim. Do duhej që të gjitha shërbimet e parashikuara të prokuroheshin me procedura të veçanta.

Përsa i përket prokurimit të instrumentarit, mesa jam në dijeni, procedura e fundit e prokurimit të tyre është bërë në vitin 2004. Kompanitë seriozë që ofrojnë cilësinë më të lartë nuk janë të interesuara për tregun shqiptar. Ndërsa koncesioni në fjalë tërhoqi një kompani serioze, siç ishte ajo që fitoi procedurën”, ka deklaruar Arben Gjata.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.

Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

Kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI