Flash

Video në Berat/ Italianët ikin me vrap pa paguar darkën në restorant

Lapsi.al 16 August 2023
Video në Berat/ Italianët ikin me vrap pa paguar darkën në

Megjithëse kudo ka entuziasëm për pushtimin e Shqipërisë nga turistët italianë, prap siç thotë shprehja e vjetër "pyll pa derra nuk ka". Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që janë larguar pa paguar, pasi kanë ngrënë darkë.

Në fakt, pronarët e restorant "Guva" nuk e shoqërojnë videon as me mallkime as me negativitet. Me ironi u urojnë pushime të mbara katër të rinjve italianë që nuk kanë dashur të paguajnë darkën.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/Italianet-ikin-me-vrap-pa-paguar-nga-restoranti-ne-Berat.mp4"][/video]

"Stafi ynë i uron këtyre "zotërinjve" italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!" shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale. Duhet thënë se të rinjtë kanë qenë me fat që nuk janë ndjekur nga të zotët e punës, që nuk e kanë pritur këtë lojë të hidhur për shërbimin e tyre.

Të këshilluara

Plagosi policin në Himarë, arrestohet autori

Kapet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së efektivit të policisë së Lukovës. Polici ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI