Flash

Parashikimi i motit: Rikthehet i nxehti, temperatura deri në 36 gradë

Lapsi.al 16 August 2023
Parashikimi i motit: Rikthehet i nxehti, temperatura deri në 36 gradë

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë. Kjo do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëve të paradites. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen si fillim përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë. Gradualisht ato do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin, por nuk priten reshje. Mbrëmja dhe nata largojnë vranësirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshë. Kjo do të sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin. Më të fokusuara ato do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në zonat Lindore, dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin. Por nuk do të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke bërë që maksimumi të ngjitet deri në 34 gradë C në orët e mesditës.

Europa

Gadishulli Skandinav si edhe rajoni i Balltikut do të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur, ku herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Kjo situatë do të jetë si pasojë e prezencës së një qendre ciklonare prej ditësh në Veri të Europës. Po ashtu; pjesërisht Qendra e kontinentit paraqitet me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Sarandë. Dyshohet se nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Sar...

13:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI