Flash

Operacioni antidrogë/ Kompleksi në Fushë-Kuqe ishte baza e rrjetit kriminal

Lapsi.al 16 August 2023
Operacioni antidrogë/ Kompleksi në Fushë-Kuqe ishte baza e

Kompleksi në Fushë-Kuqe, i cili dyshohet se është baza e një rrjeti kriminal droge që u godit të martën (15 gusht) nga një operacion i përbashkët i Guardia di Finanza, DEA-s amerikane dhe policisë shqiptare, rezulton në pronësi të një të dënuari për heroinë.

Ky person është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine.

Në kompleksin luksoz janë kryer kontrolle edhe përgjatë ditës së sotme (16 gusht). Gjatë aksionit policor u arrestuan 6 persona, mes tyre edhe ish-efektivi i policisë, Ardit Ismailuka.

Këtij të fundit i janë gjetur 10 milionë lekë kesh, ndërsa në një konferencë për mediat, zëvendësdrejtori i policisë refuzoi të sqaronte nëse ish-polici ka lidhje me këtë grup kriminal.

Emrat e të arrestuarve, mes tyre dy shtetas nga Ukraina:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Disa prej të arrestuarve kanë refuzuar që të japin shpjegime, pavarësisht tentativës së oficerëve.

Policia sqaroi se operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.

“Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike”, sqaruan uniformat blu.

Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Të këshilluara

Plagosi policin në Himarë, arrestohet autori

Kapet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së efektivit të policisë së Lukovës. Polici ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të...

09:25

Kush po e akuzon Dua Lipën

Ju kujtohet fustani transparent i Dua Lipa në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles? Në lidhje me këtë veshje stilistja e famshme Tavia Sharp tha për “T...

17:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI