Flash

Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë

Lapsi.al 16 August 2023
Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë

Luigi Soreca është rikthyer zyrtarisht me detyrë në Shqipëri, pasi shërbeu si ambasador i Bashkimit Evropian gjatë viteve 2018-2022.

Mësohet se Soreca është rikthyer në Shqipëri duke marrë postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ai do mbajë këtë pozicion duke nisur nga data 1 shtator, deri në mbërritjen e kreut të ri të Delegacionit të BE-së. 

Deri më tani Soreca shërbente si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel, ndërsa ka shërbyer edhe si i dërguar i posaçëm i KE në Itali gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016.

Luigi Soreca rikthehet pas largimit të gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar, për t’u bërë ambasadore në Irak. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosi policin në Himarë, arrestohet autori

Kapet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së efektivit të policisë së Lukovës. Polici ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI