Flash

Lubonja: Pse priti Greqia rastin "Beleri" për të njohur regjimin e Shqipërisë?

Lapsi.al 16 August 2023
Lubonja: Pse priti Greqia rastin "Beleri" për të njohur

Një pjesë të fajit për burgosjen e Fredi Belerit, dy ditë para se të votohej për kryetar bashkie i Himarës, analisti Fatos Lubonja ia vë edhe shtetit grek, që sot është në një përpjekje për të liruar kryebashkiakun minoritar.

Por për Lubonjën, grekët janë zgjuar shumë vonë, sepse si fqinjë të Shqipërisë duhet të jenë më të informuar për atë që po ndodh në vendin tonë dhe si të tillë nuk mund ta mbështesnin reformën në drejtësi me të njëjtin naivitet si vendet e tjera europiane.

Greqia "është bërë partnere së bashku me vende të tjera Perëndimore në instalimin e një regjimi autoritar nga i cili nuk vuan vetëm minoriteti grek por edhe krejt shqiptarët" shkruan Lubonja në shënimin e tij që mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Shkrimi i plotë:

Ish gjykatësi shqiptar i Strasburgut Ledi Bianku duke ballafaquar reformën në drejtësi në Poloni me reformën në drejtësi në Shqipëri ka venë në dukje standartet e dyfishta të Komisionit Evropian lidhur me këto dy reforma. Kjo sepse ndërsa qëllimi dhe efekti i të dyjave është i njëjtë: kapja e drejtësisë nga ekzekutivi, paradoksalisht, ndaj asaj polake Komisioni ka reaguar me kritika të forta, (së fundi BE i ka vënë edhe sanksione Polonisë), kurse shqiptaren e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtojë si një histori suksesi duke promovuar iniciuesin e saj kryeministrin Rama.

Shumë shqiptarë duke e vuajtur në kurriz drejtësinë e re shqiptare shtrojnë pyetjen: si ka mundësi që perëndimorët sillen me ne kundër parimeve e vlerave të tyre themelore të shtetit të së drejtës? Është një pyetje që mund t’i ngrihet fare mirë edhe shtetit Grek si antar i vjetër i BE-së, veçanërisht pas arrestimit në Himarë dy tre ditë para zgjedhjeve të kandidatit të minoritetit grek Beleri një shembull flagrant ky – si nga procedurat që janë ndjekur edhe mungesa e fakteve – i përdorimit të drejtësisë nga ekzekutivi për të eliminuar kundërshtarët politikë.

Pyetja që ngrihet për shtetin grek është: pse Greqia që si shtet fqinj me Shqipërinë duhet të jetë shumë më e informuar ka pritur rastin Bejleri për të ngritur zërin lidhur me mungesën e shteti të së drejtës në Shqipëri ndërkohë që deri më sot është bërë partnere së bashku me vende të tjera Perëndimore në instalimin e një regjimi autoritar nga i cili nuk vuan vetëm minoriteti grek por edhe krejt shqiptarët?

Të këshilluara

Plagosi policin në Himarë, arrestohet autori

Kapet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së efektivit të policisë së Lukovës. Polici ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI