Flash

Blendi Kajsiu: Gysi- Vlora, një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Grabitën biznesin në Tiranë, vihen në pranga dy të rinj

Lapsi.al 16 August 2023
Grabitën biznesin në Tiranë, vihen në pranga dy të rinj

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në një biznes në Unazën e re.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Breake"

Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, zbardhjen e tyre dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Breake".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën "Teodor Keko".

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive. Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Gysi- Vlora, një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI