Flash

Gjyqi i ish-shefit të FBI/ Çfarë paralajmërojnë rrëfimet e Charles McGonigal

Lapsi.al 16 August 2023
Gjyqi i ish-shefit të FBI/ Çfarë paralajmërojnë

Sa më shumë sekrete të ruajë për paratë që u mori rusëve dhe shqiptarëve, aq më shumë vite burg mund t'i shtojnë prokurorët në pretencë. Prandaj Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së ka pranuar t'i rrëfejë të gjitha detajet e marrëdhënies së tij me rusët, në këmbim të një marrëveshjeje të  mirë.

Të martën, Charles McGonigal pranoi se i shërbeu oligarkut rus Oleg Deripaska në këmbim të parave. Në fillim punoi për ta ndihmuar atë të dalë nga lista e zezë e sanksioneve të SHBA, më pas përdori pushtetin dhe lidhjet në FBI, për të dëmtuar një oligark tjetër rus, rival të Deripaskës.

Nga çfarë shkruajnë mediat më prestigjioze të SHBA-së, në sallën e gjyqit McGonigal lexoi pendesën e tij për marrëdhënien që zhvilloi me rusët, ku veç të tjerash citohet të ketë thënë:

Ky, siç mund ta merrni me mend, ka qenë një proces i dhimbshëm jo vetëm për mua, por edhe për miqtë e mi, familjen e gjithë të dashurit. Marr përsipër përgjegjësi të plotë teksa veprimet e mia nuk ishin kurrë me synimin për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”.

Lexo edhe: Afera McGonigal/ Ku ndryshon narrativa e Ramës nga ajo e FBI-së

Lexo edhe: VOA: Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të opozitës për McGonigal

Lexo edhe: Afera McGonigal/ Pse propaganda e Rilindjes nuk ta ngref

Në kërkim të marrëveshjes edhe për dosjen "Shqipëria"

Kuptohet se tek Charles McGonigal nuk ka mbetur më asgjë nga shefi i rreptë dhe i pushtetshëm i FBI-së, që kudo shkonte ishte i veshur me misterin dhe fuqinë e shërbimeve inteligjente amerikane. Tani ai është një njeri i mbuluar publikisht nga turpi, para familjes, miqve dhe kombit amerikan.

Së shpejti pret një seancë tjetër të rëndësishme në gjyqin e marrëdhënies së dyshimtë që zhvilloi me shqiptarët. Edhe aty po tenton të arrijë një marrëveshje me prokurorët e ngjashme si ajo për rusët, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë ulje të viteve të burgut.

Dosja e udhëtimeve në Shqipëri e akuzon se mbajti të fshehtë detaje të rëndësishmë të vizitës, që nga takimi në zyrën e Ramës tek shuma e 225 mijë dollarëve që i mori Agron Nezës, një ish-agjent i shërbimeve shqiptare, që shërbeu si sekser i takimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me politikanë dhe biznesmenë të tjerë vendas.

Ajo që pritet të rrëfejë McGonigal është se për cilin nga shërbimet e tij në Shqipëri u pagua me dollarët që i dha Agron Neza. Deri tani ai ka pretenduar se paratë, thjesht i mori borxh. Por nëse kërkon mirëkuptim nga prokurorët, duhet të japë më shumë se kaq.

Për ta kuptuar më mirë pozicionin e vështirë ku gjendet, duhet thënë se McGonigal është zbërthyer për paratë që mori nga Oleg Deripaska. Ai ka thënë se është paguar me 17 mijë e 500 dollarë për të dëmtuar rivalin e Deripaskës, Vladimir Potanin. Ka thënë se paratë kaluan nga një bankë në Qipro dhe më pas në një kompani në Xhersi. Nëse McGonigal do të kishte zbuluar asete të fshehura të Potanin me vlerë rreth 500 milion dollarë, ai do të ishte shpërblyer me 3 milion dollarë nga Deripaska. Por para së puna të mbaronte, McGonigal u arrestua.

Pas pranimit të faijt nga McGonigal, ëashington Post ka shkruar:  McGonigal përballet me akuza të tjera në Uashington DC, ku një juri e madhe federale e ka paditur atë për fshehjen e marrëdhënies së tij me një ish-punonjës të një agjencie të inteligjencës shqiptare.

Prokurorët atje thonë se McGonigal mori më shumë se 225,000 dollarë nga ish-zyrtari shqiptar dhe fshehu aspekte të marrëdhënies së tyre, gjë që krijoi një konflikt interesi me detyrat e tij si zyrtar i FBI-së. Një avokat i McGonigal të martën tha se McGonigal ishte ende duke punuar për të arritur një marrëveshje të mundshme mbi ato akuza.

"Ne jemi të hapur për t'u trajtuar në mënyrë të drejtë," tha avokati i McGonigal, Seth DuCharme. "Kjo është gjithçka që zoti McGonigal ka dashur ndonjëherë."

është provuar tashmë se McGonigal ishte një zyrtar që për të bërë para, vendosi të përdorë pozicionin e tij si shef i zyrës së tij në Neë York. Por cilat janë shërbimet që McGonigal kreu në Shqipëri nëpërmjet Agron Nezës?

Takimi me Edi Ramën dhe nisja e hetimit për Lulzim Bashën

Rekrutimi i një prej shefave të FBI-së për të goditur ish-kreun e opozitës shqiptare Lulzim Bashën është padyshim një nga njollat më të errëta të historisë së ardhjes së tij në vendin tonë.

Për vizitat e McGonigal në Shqipëri “Neë York Times” shkroi se “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani”.

Lidhjen mes parave që mori dhe shërbimit që i bëri Ramës e ka vënë në dukje edhe CNN, kur shkruajti "McGonigal dyshohet se pranoi të paktën 225,000 dollarë për të ofruar atë lloj ndihme, duke gënjyer FBI-në për aktivitetet e tij, duke përfshirë udhëtimet e shumta në Evropë të paguara nga kontakti i tij shqiptar dhe të marra pa informuar FBI-në, si dhe kamufloi një marrëdhënie të fshehtë që ai mbante me Kryeministrin e Shqipërisë".

Akoma më i drejtpërdrejtë ishte ëashington Post, kur përshkroi me nota më të errëta nmarrëdhënien mes Edi Ramës dhe ish zyrtarit të FBI-së. “Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar“, shkruan gazeta. “McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë“ thotë ajo.

Shërbimi që ofroi McGonigal për Ramën është i ngjashëm me atë që kreu për oligarkun rus Oleg Deripaskën. Ish-shefi i FBI për Neë Yorkun u angazhua personalisht në nisjen e hetimit për një kontratë lobimi të Lulzim Bashës në SHBA në lidhje me një pagesë me prejardhje të errët, prej 675 mijë USD, me të cilën ish-kreu demokrat përfitoi një foto me presidentin Donald Trump, disa intervista dhe takime përtej oqeanit.

Akt-akuza përshkruan se si Neza dhe McGonigal hynë në zyrën e Ramës në kryeministri përmes këshilltarit informal, Dorian Duçka. Neza dhe Duçka e përdorin McGonigal për të ndikuar tek Edi Rama për bizneset e tyre; tendera nafte, shmangie kompanish ruse në favor të atyre kineze etj.

Takimi u mbajt sekret nga FBI-ja, të cilës McGonigal e kishte për detyrë t'ia tregonte lëvizjet. Ish kolegët e agjentit të FBI-së, i thanë atëherë CNN se ky duhet cilësuar si një rast korrupsioni.

Pas takimit në kryeministri gjatë muajit shtator me Edi Ramën, McGonigal mori 225 mijë USD nga Agron Neza.

Në 14 nëntor 2017, sipas ligjeve amerikane, lobisti Nik Muzin bëri i transparente departamentit të drejtësisë, paratë që kishte marrë në këmbim të shërbimeve që i kishte dhënë Bashës dhe PD-së, para zgjedhjeve. Agjensia BIRN botoi, në 23 nëndor 2017, në bazë të të dhënave të Nik Muzinit, një artikull të fortë të gazetarit Besar Likmeta, ku ende nuk përmendej hipoteza për lidhjet ruse, por hidheshin dyshime për burimet e financimit të parave që kishin mbëritur në SHBA.

Po në nëntor 2017, McGonigal rikthehet në Tiranë. Takohet me Ramën, i cili me sa duket ia kishte gjetur punën fitimprurëse që do t'i kthente nderin. Ja çfarë shkruan Neë York Times: “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

E sigurtë është se materialet mbërrinin nga Tirana, madje drejtpërdrejt nga kryeministria. Edi Rama ka pretenduar se nuk mund ta bënte një gjë të tillë, pasi ai nuk kishte më shumë materiale sesa kishte botuar BIRN në në 23 nëndor 2017 . “Po të kisha pasur, pse jo, do ti’a kisha dhënë FBI-së”, tha ai në Euroneës, në një përpjekje për ta shfryrë çështjen.

Por, leximi që Neë York Times i bën aktakuzës së prokurorëve amerikanë e përgënjeshtron kryeministrin. “Në fillim të vitit 2018, sipas aktakuzës së Uashingtonit, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione për zotin Muzin – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama. Z. McGonigal më pas e përcillte informacionin tek të tjerët në zyrën e FBI-së në Nju Jork”, nënvizon gazeta.

Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë FBI-së. Në shkurt 2018, hapet hetimi zyrtar për lobistin e Bashës.

Në harkun e gjashtë muajve, falë një lidhje sekrete dhe pagesave nën dorë arrihet gjithçka. Skema ka funksionuar.

Charls McGonigal i kishte hallall paratë sepse ai dhuroi më shumë municion të rëndë sesa duhej për asgjesimin e opozitës.

Lexo edhe: Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën

Lexo edhe: Bussines Insider/ Dyshimet si u korruptua McGonigal

Lexo edhe: “Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë”

[caption id="attachment_847248" align="alignnone" width="2048"] NEW YORK, NEW YORK - JANUARY 23: Charles McGonigal, the former head of counterintelligence for the FBI’s New York office, stands silently as his Attorney Seth Ducharme gives a statement to the media after leaving Manhattan Federal Court on January 23, 2023 in New York City. McGonigal is being charged with money laundering, and conspiring to violate U.S. sanctions against Russia while secretly working with Russian oligarch Oleg Deripaska. Sergey Shestakov, a former Soviet and Russian diplomat, has also been charged in the case. (Photo by Michael M. Santiago/Getty Images)[/caption]

Lidhjet shqiptare të Charles McGonigal

Përveç Ramës, McGonigal është takuar edhe me Tom Doshin, deputetin e PSD-së, që në atë kohë kërkonte me ngulm zbulimin e komplotit për vrasjen e tij.

Veç me Tom Doshin, McGonigal është takuar edhe me biznesmenë shqiptarë të cilëve u ofrohej si ndërmjetës për të marrë vizë amerikane. Një prej tyre, Irfan Hysenbelliu tregoi se “Edhe ai i FBI-së (McGonigal), e ka prurë edhe tek unë, është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës edhe më tha mund të të ndihmoj me avokat. I kam thënë “Jo”. Nuk marr vizë amerikane me pagesë, i thashë. Po e meritova do ta marr”, ka pranuar ndër të tjera Hysenbelliu.

Një tjetër takim është zhvilluar me Ylli Ndroqin, pronarin e Ora Neës të përfshirë në listën e zezë nga SHBA. Në një mesazh të publikuar nga Sali Berisha, të cilin Ndroqi nuk e ka mohuar, ai shkruan: “Ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro. Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora Neës, Ylli Ndroqi".

McGonigal është takuar edhe me Damian Gjiknurin, me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, me Ramush Haradinajn etj./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI