Flash

Dedikimi i JLo për ditëlindjen e Ben Affleck

Lapsi.al 16 August 2023
Dedikimi i JLo për ditëlindjen e Ben Affleck

Jennifer Lopez ka bërë së fundmi një dedikim për Ben Affleck me rastin e ditëlindjes së tij.

Të martën, Lopez ndau një video të çiftit duke kënduar së bashku këngën e dashurisë të Sam Cooke "(What A) Wonderful World" e vitit 1960 në Instagram për të festuar ditëlindjen e 51-të. "I dashur Ben... Gëzuar ditëlindjen. Të dua!" Lopez shkroi në mbishkrimin e postimit, i cili tregonte bashkëshortin e saj  duke vozitur ndërsa ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit me flokët që i frynin nga era.

Ka qenë një verë festive për Lopez dhe Affleck, të cilët shënuan përvjetorin e tyre të parë të martesës më 16 korrik dhe festuan së bashku 54-vjetorin e  artistes më 24 korrik. “Faleminderit të gjithëve për urimet. Ja një vështrim në festën time,” shkroi Lopez së fundmi në buletinin e saj On the JLo teksa ndau foto me Affleck nga festa “Ben organizoi një festënë shtëpinë tonë të re me familjen dhe miqtë tanë më të afërt. Të gjithë fëmijët ishin aty, ishte një ditë e mrekullueshme plot diell dhe e përkryer për një festë në pishinë!!”

“U ndjeva kaq e vlerësuar dhe e pranuar nga të dashurit e mi, dhe jam jashtëzakonisht mirënjohëse që jam këtu ku jam sot, në këtë pikë të rrugëtimit të jetës sime me kaq shumë njerëz të bukur dhe të kujdesshëm me të cilët mund t'i ndaj të gjitha”, vazhdoi ajo. “Ju uroj të gjithëve të njëjtën dashuri dhe lumturi në ditëlindjen tuaj dhe gjithmonë!!!”

Aktorët u panë teksa mbërritën në Giorgio Baldi në Santa Monica, për të festuar përvjetorin e martesës së tyre më 16 korrik. Atë javë, Jennifer ngacmoi këngën e saj të re "Midnight Trip to Vegas" në Instagram dhe zbuloi një pjesë te teksit. Kënga flet për dasmën e çiftit në Las Vegas.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta, Darren Kent

Ylli i “Game of Thrones”, Darren Kent, ka vdekur në moshën 36-vjeçare. Kent luajti Goatherd në një episod të vitit 2014 të “Game of Thrones”, si dhe luajti r...

10:34

Margot Robbie korr sukses me "Barbie"

Margot Robbie pritet të fitojë 50 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje që kombinon pagën e saj dhe bonuset në arkë, sipas Variety. Barbie deri më tan...

12:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI