Flash

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Zhupa: Shkarkimet masive të gazetarëve, Peza do ta kthejë RTSH në një kazermë

Lapsi.al 15 August 2023
Zhupa: Shkarkimet masive të gazetarëve, Peza do ta kthejë RTSH

Deputetja Ina Zhupa në një komunikim për mediat ka komentuar shkarkimet e gazetarëve në RTSH.

Sipas Zhupës shkarkimet masive tregojnë fobinë e Alfred Pezës dhe dëshirën e tij për të kthyer RTSH-në në një kazermë.

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA

Që nga zgjedhja e paligjshme në krye të RTSH, në emër të Partisë Demokratike, kam denoncuar të gjitha shkeljet ligjore për caktimin me porosi të Alfred Pezës si drejtor i RTSH-së. Qendrimin e tij si drejtor i paligjshëm, po e shoqëron edhe me vendime të paligjshme për shkarkimin e gazetarëve dhe stafit pa asnjë arsye, vetëm e vetëm për ta kthyer atë në një kazermë që i bindet urdhrave absurde të tij.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vendime të tilla ekstreme i konsideron arbitrare dhe që përbëjnë një klimë tensioni, presioni dhe ndëshkimesh ndaj gazetarëve, aq më tepër në kushtet kur në këtë institucion nuk ekzistojnë përfaqësime sindikale dhe struktura dialoguese mes administratorëve dhe entiteteve profesionale apo punonjësve që largohen.

Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, EFJ, shkruajti ne Twitter se ishin “të alarmuar” për shkarkimet “arbitrare”

Shqetësimi që ka ngritur BIRN, Safe Journalist, shoqatat e gazetarëve, vetë gazetarët e prekur kanë gjithë mbështetjen tonë.

Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës tëPezes në AlpeNews apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizionprivat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinë edhe profesionalizmin.

Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, qëvendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që i përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në në një televizion të shikueshëm.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës i bëj thirrje Këshillit Drejtues, si organ që monitorohet nga Kuvendi, të rikthejë ligjshmërinë brenda RTSH, të ndalë shkarkimet e padrejta dhe të hapë garën për drejtor të RTSH-së.

Gjithashtu, i bashkohemi thirrjes së Unionit të Gazetareve që OSBE të monitorojë situatën.

Shqipëria po vjen me rënie sa i perket indeksit të lirisë së medias dhe këto ngjarje vetëm e përkeqesojnë situatën dhe tregojnë qartë vullnetin politik për të shkaterruar median dhe për të kontrolluar çdo gjë politikisht.

Të këshilluara

22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

Njëzet e dy diplomatë rusë janë larguar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinjev, duke e lënë mbrapa një ekip të vogël, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy ve...

09:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI