Flash

Pse kanë rënë pëlqimet në faqet e ministrave

Lapsi.al 15 August 2023
Pse kanë rënë pëlqimet në faqet e ministrave

Qeveria është me pushime. Po kështu edhe aktivistët dhe patronazhistët e Partisë Socialiste në administratën publike. Për këtë mjafton vetëm t’u hedhësh një sy faqeve të ministrave në rrjetet sociale, ku ditët e fundit kanë dukshëm më pak pëlqime dhe ndërveprim në postimet e tyre.

Nëse më parë një postim në faqet e ministrave merrte mijëra pëlqime e shpërndarje në pak kohë, ditët e fundit audienca është rikthyer në shtratin e vet normal.

Lapsi.al bëri një vëzhgim në faqet e disa ministrave. Shihen postime me vetëm dhjetra pëlqime e disa me pak qindra. Në fakt kjo është audienca le të themi reale, pëlqyeshmëria reale e postimeve që ata kanë. Gjithçka tjetër kemi parë deri më tani me postime që kanë mijëra pëlqime është thjesht një mashtrim.

Në mënyrë fiktive makineria e propagandës së Rilindjes i rriste pëlqimet në mediat sociale përmes aplikacionit Aktivisti. Qëllimi ishte dhe është që në këtë formë të krijojnë një efekt psikologjik të rremë te ata që shohim postimet e ministrave dhe krerëve të tjerë të Rilindjes. Dihet që një postim me shumë pëlqime në momentin e parë kur e shikon të impakton më tepër sesa një postim me pak audiencë. Pikërisht për këtë propaganda e Rilindjes është investuar kaq shumë përmes aplikacionit Aktivisti, duke detyruar punonjësit e administratës publike të pëlqenin me detyrim postimet e ministrave dhe kryeministrit.

Lexo edhe: “Aktiv1st”/ Shtohet presioni mbi administratën para fushatës së 14 Majit

Kështu që, për ata që shohin këto ditë me habi pse kanë kaq pak pëlqime postimet e ministrave, mos u bëni merak. Aktivistët dhe patronazhistët rikthehen në shtator bashkë me shpurën qeveritare që i ushqen dhe i “ndërzen” për luftën dixhitale. Shihni më poshtë vëzhgimin që bëri Lapsi.al në faqet e disa prej ministrave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI