Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Protestuan për të ndaluar punimet në gurore, procedohen 5 persona

Lapsi.al 15 August 2023
Protestuan për të ndaluar punimet në gurore, procedohen 5 persona

Policia e Tropojës ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Fierzë kundër punimeve në gurore dhe ndalimin e ndërtimit të fabrikës së bitumit. Të paktën shtatë persona që ishin pjesë e protestës u ndaluan nga autoritetet.

Autoritetet bëjnë me dije se nga të ndaluarit, pesë prej tyre janë proceduar ne gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.

Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se shtetasi P. Gj. ka organizuar një protestë në Fierzë, pa lejen e organeve kompetente dhe së bashku me 4 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, dhe për shtetasin A. B., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin P. Gj.

Vijojnë hetimet e thelluara në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

Të këshilluara

22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

Njëzet e dy diplomatë rusë janë larguar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinjev, duke e lënë mbrapa një ekip të vogël, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy ve...

09:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI