Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lapsi.al 15 August 2023
Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën perëndimore për gjatë gjithë 24 orëve. Ndërsa në zonat malore vranësirat herë pas here do të pësojë zhvillime duke gjeneruar reshje të izoluara shiu. Pritet që më të dukshme reshje të jenë në orët e pasdites në zonat verilindore dhe juglindore. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit edhe në zonat malore duke larguar reshjet.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen me 2 gradë celcius në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar shiu në të gjithë Kosovën ku herë pas here do të jenë rrebeshe. mbeten prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes në të gjithë territorin e Kosovës, por më të fokusuara do të jenë në zonat lindore. Nata vonë sjellë përmirësim gradual të motit në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në orët e para të ditës; do të dominohet nga intervale me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë republikën e MV ku priten edhe rrebeshe shiu. Pritet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, por mbeten prezente në zonat veriore të MV.

Europa

Europa Lindore dhe Juglindore paraqiten me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Gjithashtu, Europa Jugperëndimore do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Ndërsa gadishulli i Ballkanit dhe zonat përreth Alpeve të Europës pritet të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike. Po ashtu me vranësira, reshje shiu dhe mini- stuhi të forta ere mbetet Gadishulli Skandinav dhe Rajoni i Balltikut.

Të këshilluara

Rrëshqitje toke në Itali, pesë të zhdukur

Stuhia e dhunshme që goditi mbrëmjen e së dielës rajonin Alta Valle di Susa në Italia u pasua nga një lumë i rrëmbyer balte e mbeturinash që mbolli kaos në Bard...

13:31

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI