Flash

Edi Rama kopjon Enver Hoxhën për Greqinë: "Jemi dy popuj miq"

Lapsi.al 15 August 2023
Edi Rama kopjon Enver Hoxhën për Greqinë: "Jemi dy popuj

Më i lirshëm se në ditët e tij të zakonshme, pasi po kalon pushimet në vilën e Dhërmiut, Edi Rama i është kthyer zakonit të shkrimit të letrave të hapura. Këtë radhë në fokus ka qenë protesta e politikanëve dhe të zgjedhurve grekë që erdhën në Shqipëri për të protestuar për lirimin e Fredi Belerit.

Një një çarçaf të gjatë dhe konkuz, kur një herë shpreh habinë se si kryebashkiakë të një shteti të huaj marrin guximin të protestojnë në një vend tjetër dhe ku disa paragrafë më poshtë i fton ta bëjnë përsëri, kryeministri duket se ka qenë aq në hall sa i është dashur të huazojë edhe termat e Enver Hoxhës. Në dyzimin edhe për ti kërcënuar edhe për ti krefur partnerët e tij helenë, duke filluar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis Rama ka kërkuar ndihmë tek metodat e diktatorit. Kur donte të zbuste marëdhëniet me Athinën në vitet '80 Enver Hoxha shkroi librin "Dy popuj miq". Fiks të njëjtën shprehje ka përdorur kryeministri shqiptar katër dekada më pas. Ky është paragrafi: "Ndërsa popullit grek i them, ejani në Shqipëri dhe do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj, sepse pas një izolimi tragjik që na ndau për së gjalli për gjysëm shekulli dhe pas një tranzicioni dramatik me probleme të rënda e halle të mëdha, Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një vend i mirë për të punuar, investuar, luajtur muzikë ose teatër, ekspozuar artin e kulturën tuaj të admirueshme apo edhe për të pushuar, në detet a në malet tona të magjishme. Po edhe sepse shqiptarët e grekët janë qysh në lindje të kohërave dy popuj miq, që gjeografia i ka bërë gjitonë dhe historia i ka bashkuar për punët e për hallet e përbashkëta, shumë më tepër se sa i kanë ndarë politikanët për epshet e tyre për pushtet e për dallditë e tyre nacionaliste përgjatë rrugës gjarpëruese të historisë, në këtë rajon ku është prodhuar gjithnjë më shumë histori sesa kapacitete për t’i tretur prodhimet e historisë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI