Flash

Sa i kushton Ramës koka e Belerit

Lapsi.al 15 August 2023
Sa i kushton Ramës koka e Belerit

Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërtetave, falë vendimit personal për ta burgosur kandidatin e bashkisë Himarë, Fredi Beleri, pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Nga njëra anë ai është i ndërgjegjshëm se fiton pikë te ajo pjesë e shqiptarëve që nuk i honeps dot ata që e konsiderojnë Himarën greke. Jo rallë herë e kemi dëgjuar këto kohë shprehjen “mirë ia bënë, ai s‘di të flas as shqip”. 

Por ama, nga ana tjetër, kjo fitore prej populisti nacionalist, rrezikon të ketë një çmim shumë të kripur. Kryeministri duket se po e ndjen këtë shqetësim, që po prek fije gjithnë e më lart në Bruksel dhe Uashington. Diplomacia helene, europarlamentarët e saj dhe aktivistët e lobit grek janë vënë në lëvizje për të sensibilizuar institucionet euro atlantike. Duke perceptuar valën e këtij kazani që po zjen dhe që arriti pikën e vlimit me një protestë të deputetëve dhe kryebashkiakëve grekë në Himarë, kryeministri vendosi të justifikohej me një letër të hapur, të shkruar më shumë për tu lexuar në Athinë, sesa në Tiranë. Pasi shprehte konsideratën e tij më të lartë për homologun Misotakis, pasi huazonte shprehjen e Enverit “dy popuj miq”, Edi Rama rreshtonte alibitë e tij.

Lexo me tej:

Protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, shkrimi i plote i Rames 

Si mund të lirohej Beleri kur tre shkallë të drejtësisë shqiptare kanë vendosur se duhet të qëndrojë në burg - pyeste ai. Si mund të ndodhte kjo, kur për blerje votash SPAK ka proceduar edhe shumë të tjerë? Pse duhet të ishte privilegj përkatësia e tij etnike ndërkohë që drejtësia kishte burgosur edhe kryebashkiakë nga partia në pushtet? 

Pra, duke pasur si udhërrefyes shprehjen “bindju ligjit”, që e kishte vënë dhe në krye të shhkrimit, kryeministri rekej të lante duart duke thënë se kjo nuk qe një punë e tij, por e drejtësisë.  

Në parim, si logjikë formale kjo duket perfekte. Askush nuk duhet të ndërhyje në punët e prokurorisë dhe gjykatave, e aq më pak këtë të drejtë e kanë autoritete të huaja nga vendi fqinjë. Por, në fakt, është ndryshe dhe këtë e dinë, si në Tiranë, po ashtu edhe në Athinë. Burgosja e Fredi Belerit është politike dhe ajo është bërë me urdhër nga lart. Ka shumë fakte që e dëshmojnë këtë. Dosja policore ndaj tij u hap vetëm dy ditë pas mitingut të PS-në Himarë, kur kryeministri e sulmoi me një gjuhë të padenjë edhe për një halabak. Ai qe një makinacion i forcave operacionale, që përdori për të ngritur kurthin, një të infiltruar të policisë. Ai u ndalua në kushtet e flagrancës, ndërkohë që ishte duke dalë nga kafeneja. Megjithëse gjithçka ndodhte ishte në mbikqyrje me kamera dhe nga një mori agjentësh, ata nuk arritën dot ta provojnë me pamje dhënien e parave për blerje votash. Kur të gjithë e dinin se krimet zgjedhore i takojnë SPAK-ut, çështja u çua në prokurorinë e Vlorës dhe vendimin e burgosjes e mori po gjykata e këtij qyteti dhe jo ajo e posatçme.

Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit

Pra, nuk duhet shumë për të kuptuar se është fjala për një makinacion të denjë për një regjim autokratik, që i lejon vetes të ndërhyjë brutalisht në një garë zgjedhore. Dhe po t'a vendosësh të gjithë këtë në sfondin e fushatës denigruese që zhvilloi vetë Edi Rama, nëpër studio televizive, kundër kandidatit minoritar, nuk ka më dyshime se dora e kujt fshihet pas burgosjes së Belerit. 

Prandaj, alibitë se ishte meritë e drejtësisë që kapi blerjen e votave në Himarë, ndërkohë që të njëjtës drejtësi, nuk i ra asgjë në sy për atë që bëri PSD e Tom Doshit në gjithë Shqipërinë, janë qesharake. 

Edhe diplomatët edhe politikanët greke që kërkojnë lirimin pa kushte të të burgosurit, e njohin fare mirë këtë realitet. Po ti shtosh kësaj të vërtete edhe nacionalizmin fanatik që është një virus i përhapur në diplomacinë greke, ndjeshmërinë që ata kanë ndaj atavizmave etnike të kohëve të shkuara, fanatizmin e pa negociueshëm në mbrojten e hapsirave grekofone, situata rrezikon të bëhte shqetëuese. Një precedent të tillë në Shqipëri e kemi përjetuar në kohën kur Berisha arrestoi, pak a shumë në të njëjtën mënyrë, pesë eksponentë të minoritetit grek. Pasojat qenë aq traumatike sa, sot e gjithë ditën, janë të shumtë ata që besojnë se rrëzimi i ish presidentit në ‘97, pati në gjenezë lobimin e fortë të Athinës.

Natyrisht, prej atëhere gjërat kanë ndryshuar. Pesha dhe roli i Athinës është mpakur ndërsa fuqia financiare dhe lobuese e Tiranës është shumë më e ndryshme nga ajo e fillim viteve ‘90. Por, ama, një gjë mbetet. Autoritetet greke, ashtu sikurse dëshmoi edhe protesta e së hënës në Himarrë, e kanë marrë me inat dosjen Beleri. Fakti se në kryesinë e Komisionit Europian po flitet për pengimin e përparimit të vendit drejt BE, apo se në senatin amerikan janë dëgjuar zëra për shkeljen e shtetit të së drejtës nga autoritetet e Tiranës, janë vetëm shenjat e para. 

Çështja Beleri/ Një rast që Athina ti kërkojë BE-së bilancin e Reformës në drejtësi 

Në përgjithësi, për arsyet e veta, perëndimi e ka toleruar regjimin gjithnjë e më autokratik të Ramës. Por dosja Beleri dhe këmbëngulja ballkanike deri në fiksim e Athinës me të, mund t'i ndryshojnë gjërat. Kjo aferë rezikon të shndërrohet në një lakmues për të testuar ato për të cilat komuniteti ndërkombëtar deri më tani ka heshtur: mëyrën si është kapur dhe politizuar drejtësia dhe farsën e zgjedhjeve, gjoja demokratike në këtë vend.

Për interesa krejtësisht të ngushta të saj, që s’janë domosdoshmërisht në të mirë të shqiptarëve, Greqia mund të provokojë ndërkombëtarisht një debat që zbulon dy këmbët prej argjili ku mbështetet pushteti autokratik i Ramës. Prandaj, ndonëse e ka bërë për vete një pjesë populiste që e mbështet për “plasjen në burg të grekut të poshtër”, Rama po shqetësohet nga këmbëngulja e Athinës. Ai e ndjen se ka më shumë për të humbur sesa për të fituar nga kjo përplasje. Ai e kupton se inati grek mund të shërbejë si pasqyrë për mëkatet e pushtetit të tij. Duke ditur këtë ai u mundua të qetësojë ujrat me botimin e një letre të hapur. Por fatkeqsisht, alibinë qesharake se kjo është një punë e drejtësisë, se beson dot askush.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Saliu se fut dot kullën në thes

Falë aksionit simbolik të lëvizjes Bashkë dhe fjalimit, sa me pathos, po aq dhe me argumenta të Arlind Qorit, ngritja e një përbindshi betoni në vend të një par...

09:16

A po del SPAK nga kontrolli i Ramës

Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, është padyshim goditja më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance gjatë de...

15:20

Na duhet një marrëveshje me Edi Ramën

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, lidhur me skandalin më të fundit, atë të inceneratorëve, ka rihapur një debat të vjetër mbi përgjegjësinë e kreut të qeverisë...

16:07

Zbori total i Albinit

A e dini çka është zbori? Pyetini ngapak njerëzit në Shqipëri! Nën regjimin stalinist të Hoxhës, një herë në vit i madh e i vogël kapnin armët e futeshin në llo...

14:59

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI