Flash

Mesazhi i zbritjes me helikopter të Tony Blair

Lapsi.al 14 August 2023
Mesazhi i zbritjes me helikopter të Tony Blair

Tony Blair është një zyrtar që do të ketë gjithnjë falenderime dhe respekt për atë që ka bërë për kombin tonë gjatë luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, përdorimi i helikopterit të ushtrisë për ta transportuar në Himarë është shpërdorim i parasë publike.

Edhe pse protokolli ia lejon përdorimin për nevoja zyrtare edhe ish-krerëve të shtetit, ky veprim i mbështetur me taksat e vendit më të varfër në Europë nuk le shije të mirë. Mbi të gjitha nuk ka asnjë njoftim se ne çfarë roli dhe cili ishte qëllimi zyrtar i vizitës së tij, që të meritojë këtë shërbim.

Gjatë punës time kam hasur në ardhjen e shumë personaliteteve në detyrë apo ish-zyrtarëve të lartë, të cilët kanë udhëtuar si njerëz të thjeshtë. Edhe disa që kanë qënë pjesë e delegacioneve të rëndësishme, nuk kanë përdorur helikopterin as për rrugë të largëta.

Me sa duket, z.Blair ka ardhur në Shqipëri për pushime dhe kaq ka mjaftuar që ai të marrë shërbime speciale, të cilat as vendi i tij (për të cilin natyrshëm ka bërë më shumë se për kombin tonë), nuk ia jep.

Tony Blair është një qytetar i thjeshtë në Angli si gjithë të tjerët dhe pret radhën në dyqane e supermarkete. Në Shqipëri ai trajtohet ndryshe jo sepse po i shërben shqiptarëve, por sepse ështe miku i kryeministrit dhe po pushon me të. Pikërisht për këtë detyrë kaq me “vlerë” për vendin, atij nuk mund t’i prishin entuziazmin as 15 kilometrat gunga- gunga të rrugës  Orikum-Dukat që po na kushtojnë 80 milion euro, as trafiku i turistëve gjatë këtyre ditëve.

Ato para që po përdoren për pushimet e tij mbase dhe nuk i hynin në xhep askujt, mbase vidheshin në ndonjë tender ose shkonin për ndonjë agjenci që pas ca vitesh shkrihej. Puna është që mesazhi që jepet për qytetarin që vuan e pret çdo ditë radhën në spitale, nuk ka para e mundësi të kurohet, duron vapën dhe trafikun kilometrik në rrugët e dështuara ku janë hedhur miliarda euro, është demoralizues. Ti nuk je asgjë i thuhet dhe nuk meriton asgjë. 

“Si qen!” do të thoshte Jozef K. (personazh te “Proçesi” i Franc Kafkës).

Marrë nga Facebook i autores Ola Xama

Të këshilluara

Mancini zbulon arsyet e largimit nga Italia

Roberto Mancini nuk vonoi të sqaronte gjërat pas lamtumirës së befasishme me kombëtaren italiane. Pak orë pas lajmit të dorëheqjes së tij, ish-trajneri i Italis...

20:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI