Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

‘New York Times’: FBI ishte në dijeni të aferës së Edi Ramës me McGonigal

Lapsi.al 14 August 2023
‘New York Times’: FBI ishte në dijeni të aferës

Gazeta më e madhe amerikane, ‘New York Times’ i ka kushtuar sërish një artikull çështjes së kryespiunit të FBI, Charles McGonigal, i cili pritet të dalë në gjyq të martën.

McGonigal pritet të pranojë fajin, ndërsa gazeta thotë se pikëpyetja e madhe mbetet: Përse i duheshin kaq shumë para atij?

Në shkrimin e gazetës, theksohet se FBI mund të ishte në dijeni të aferës së McGonigal me shqiptarët.

Gazeta shkruan se në Shqipëri, kjo çështja ka bërë shumë bujë dhe njihet si ‘afera McGonigal’.

“Prokurorët nuk thonë se pse zotit McGonigal i duheshin ato para ose çfarë mund të ketë rënë dakord të bënte në këmbim. Por gjatë muajve në vazhdim, thanë ata, ai u injektua në çështje të jashtme politike dhe të biznesmenit, mesa duket ndërsa tregtonte pozicionin e tij në FBI, në marrëveshje që kulmuan me arrestimin e tij.

Ai u miqësua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe përdori pozicionin e tij për të çuar përpara biznesin e huaj për bashkëpunëtorët e tij, sipas aktakuzës së ngritur kundër tij në Uashington.

Në një rast, zoti McGonigal hapi një hetim nga FBI për një lobist të rivalit kryesor politik të kryeministrit shqiptar, thanë prokurorët. Nga ana tjetër, prokurorët thanë se ai ndihmoi në sigurimin e një licence për shpime nafte për të përfituar zoti Agron Neza dhe të tjerë.

Gjatë rrugës, kishte disa tregues se FBI ishte në dijeni të marrëdhënieve të tij me shqiptarët. Sipas dy personave që folën me të, zoti McGonigal tha se FBI e kishte autorizuar që t’u drejtohej kontraktorëve amerikanë për të punuar me zotin Rama për të ndihmuar në reformimin e qeverisë shqiptare, e cila ishte rrënuar prej kohësh nga korrupsioni dhe mungesa e efikasitetit,” shkruan gazeta.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI