Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Maliq/ 62-vjeçari u ekzekutua nga RENEA, gruaja dhe djali japin dëshmitë e para

Lapsi.al 14 August 2023
Maliq/ 62-vjeçari u ekzekutua nga RENEA, gruaja dhe djali japin

Ngjarja e orëve të para të së shtunës në Maliq ende vijon të jetë nën hetim, ku Ramiz Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten dhe me qytën e pushkës edhe djalin e tij.

62-vjeçari, i cili vuante nga shëndeti mendor sulmoi me armë edhe policinë, duke shkaktuar panik në fshat. Pas më shumë se 8 orë negociatash ai u vra nga RENEA, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurve nënë e bir, Pëllumbesha dhe Kamber Muçollarit është e stabilizuar.

Dy të plagosurit, nënë e bir që u sulmuan nga kryefamiljari Ramiz Mucollari tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore Pëllumbesha Muçollari, ka thënë se shkak për acarimin e situatës ka qenë tentativa për ta bindur Ramizin 62 vjeç të shtrohej në spital, pasi gjendja e tij e shëndetit mendor ishte përkeqësuar. Në diskutim e sipër, Ramiz Muçollari e ka goditur me thikë kuzhine bashkëshorten të cilës i ka shkatura plagë në pjesë e këmbës.

Në sherr ka ndërhyrë edhe djali i tyre, Kamber Muçollari 27 vjeç ku edhe ky i fundit është sulmuar nga babai i tij, duke marrë plagë në pjesën e kokës. 62-vjeçari Ramiz Mucollari e ka goditur me pjesë e pasme të mitralozit, djalin e tij. Pas plagëve të marra ata kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur uniformat blu, gjendja shëndetësore e 62-vjeçarit është përkeqësuar, pasi ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej vazhdimisht me medikamente. Sapo kanë arritur policia ai ka filluar të qëllojë me armë në drejtim të tyre duke mos pranuar të dorëzohet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonë së ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë ...

07:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI