Flash

Kurti u përgjigjet akuzave për vizitën në Çair dhe Tetovë

Lapsi.al 14 August 2023
Kurti u përgjigjet akuzave për vizitën në Çair dhe

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut ka nxitur reagime të shumta në të dyja vendet. Në Shkup pakënaqësi pati edhe tek partitë e mëdha shqiptare, por më së shumti në atë maqedonas. Presidenti Pendarvoski tha se duhet te denoheshin deklaratat dhe banderolat nacionaliste. Edhe zyra e kryeministrit Kovacevski reagoi duke i quajtur te papranueshme disa zhvillime ne keto takime. Madje për për këtë temë reagoi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili pretendoi se Kurti atje “promovoi Shqipërinë e Madhe”. 

Këtyre kritikave i është përgjigjur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Ai ka deklarar se Kurti kishte pasur ftesë nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidh fshatin Vicë me fshatin Sellcë.

“Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të . Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkaq që sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt. Siç duket Vuçiq është nisur nga vetja e tij, insistimi në Serbi të Madhe edhe pas katër luftërave të humbura me emrin Bota serbe, dhe na akuzon neve kot”, - i tha Kryeziu RTV Dukagjinit. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shakira sërish një këngë për Pique

Ndarja e Shakirës me Gerard Pique duket se e ka frymëzuar sërish për muzikë të re. Që nga ndarja e tyre, ylli kolumbian ka publikuar hitet ‘Te Felicito’, ‘Mo...

16:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI