Flash

Kryeministri i charterit privat duke pritur tragetin e Xhorxhia Melonit në Vlorë

Lapsi.al 14 August 2023
Kryeministri i charterit privat duke pritur tragetin e Xhorxhia Melonit në

Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni mbërriti në Vlorë bashkë me familjen për disa ditë pushimesh. Por edhe pse qeveris Italinë një nga ekonomitë me peshë botërore, Meloni me familjen e saj ka udhëtuar me traget drejt Vlorës. Atje e priste kryeministri i Shqipërisë.

Qëndrimi në pritje të tragetit, për Edi Ramën duhet të ketë zgjuar kujtime të largëta. Megjithëse qeveris një nga vendet më të varfëra të Europës, që kur mori pushtetin, ai preferon të udhëtojë me charter privat.

Avioni kryeministror është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve qeveritare.

Udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit kanë qenë objekt i akuzave të shumta për shkak të kostos së lartë. Nga të dhënat që publikuan hakerat iranianë në kanalin e Homeland Justice në Telegram u mësua se që nga viti 2013, kur mori pushtetin deri në vitin 2022, Rama kreu mbi 130 fluturime luksi.

“Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë” është justifikuar Rama më herët.

Në kontratën me Air Albania nuk ka të përcaktuar një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk iu është përgjigjur duke thënë se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”./Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira sërish një këngë për Pique

Ndarja e Shakirës me Gerard Pique duket se e ka frymëzuar sërish për muzikë të re. Që nga ndarja e tyre, ylli kolumbian ka publikuar hitet ‘Te Felicito’, ‘Mo...

16:58

Mesazhi i zbritjes me helikopter të Tony Blair

Tony Blair është një zyrtar që do të ketë gjithnjë falenderime dhe respekt për atë që ka bërë për kombin tonë gjatë luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, për...

16:25

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI