Flash

Kënga e re e Shakira, sërish një dedikim për Pique

Lapsi.al 14 August 2023
Kënga e re e Shakira, sërish një dedikim për Pique

Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique  ka rezultuar në publikimet e suksesshme të 'Te felicito', 'Monotonia', 'Bzrp Music Sessions, Vol. 53', 'Acrostico', 'TQG' dhe 'Copa Vacia'.

Por duket se diçka tjetër po vjen, pasi raportet bëjnë me dije se albumi i 12-të në studio i këngëtares është në rrugë e sipër. Deri më tani nuk ka pasur asnjë fjalë zyrtare nga Shakira apo kompania e saj diskografike, por këngët e saj të fundit kanë qenë në spanjisht dhe shumë të fokusuara në Spanjë dhe Amerikën Latine. Megjithatë, duket se në projekt do të ketë edhe këngë angleze.

Kjo përforcohet nga fakti se Shakira së fundmi shkoi në Londër, Angli, për të punuar me kompozitorin David Stewart. Ai është një nga më të rëndësishmit në industrinë e muzikës  dhe ka kontribuar në krijimin e hiteve për The Jonas Brothers dhe BTS. "Në Londër duke punuar me David Stewart për atë që mund të jetë kënga ime e radhës," shkroi ajo në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Në shtator 2022, artistja hodhi gjithashtu pak dritë mbi atë që ka bërë në studio. “Mendova se albumi ishte i mbaruar, por sa herë që hyj në studio për të shkruar një varg ose për të miksuar një këngë që është pothuajse gati të dalë, përfundoj me muzikë të re, sepse në këtë moment ndihem kreative ”, tha ajo.

Pa e ditur se cilat këngë do të përfshihen në album, raportet thonë se pjesë e publikimit mund të jenë edhe bashkëpunimet me Bizarrap dhe Karol G. Përveç kësaj, ka zëra edhe për këngët me Bad Bunny, Rosalia, Ed Sheeran, J Balvin dhe Coldplay./Lapsi.al

Marrë nga: Marca

Të këshilluara

Kate Middleton pajtohet me Princ Harry?

Kate Middleton ka telefonuar kunatin e saj, Princin Harry si një "gjest dashamirës" në një përpjekje për të ndrequr marrëdhënien e tij me familjen mbretërore, s...

15:28

Ndahet nga jeta reperi Magoo

Ish-partneri i repit të TIMBALAND, Magoo, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Artisti i R&B, Digital Black,(Benjamin Bush), shkroi: "Oh Zot nuk mund ta b...

14:42

Jori Delli në lidhje me Fred de Palma

Ka qenë vetë Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, ai që ka publikuar një foto me modelen shqiptare, e cila duket me shpinë. Reperi e ka ...

10:31

Shakira harron Hamilton, kapet mat me Drake

Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë të fshehtë nga një festë në West Hollywood, Kaliforni. Një dëshmitar zbuloi se yll...

09:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI