Flash

Dule-Ramës: Sa më shumë që rri Beleri në burg, aq të zvogëlohet qëndrimi në pushtet!

Lapsi.al 14 August 2023
Dule-Ramës: Sa më shumë që rri Beleri në burg, aq

Një protestë është mbajtur pasditen e sotme në qytetin e Himarës ku disa qytetarë kanë kërkuar lirimin nga qelia të Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet e 14 majit, por mbahet në burg nën akuzën e shit-blerjes së votave.

Gjatë tubimit ka folur edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili ka deklaruar se ka një indinjatë të thellë mes protestuesve dhe mbështetësve të Belerit, pasi sipas tij po shkelen të drejtat themelore të njeriut.

Ai shtoi se burgosja e Belerit është nje veprim regjimi, duke e krahasuar atë me burgosjen e Alexei Navalnyt në Rusi nga Vladimir Putin.

Sakaq, Dule i është drejtuar kryeministrit Rama duke thënë se ai “nuk di me kë është ngatërruar” dhe se çdo moment që zgjatet burgosja e Belerit, po kaq zvogëlohet qëndrimi i kryeministrit në pushtet.

“Të dashur himariotë, më lejoni të falënderoj kolegët e mi të parlamentit grek që ndodhen këtu mes nesh. Të gjithë do donim që situata të ishte ndryshe. Festa do ishte shumë e madhe, por kemi një protestë të madhe në vend të kësaj. Kemi indinjatë të thellë, sepse po shkelen të drejtat themelore.

Është metoda e sistemeve totalitare të mos funksionojnë ndryshe, të burgosin. Ashtu si në sistemet e tjera totalitare ka të burgosur, Edi Rama mban Fredin tonë. Ai donte dinjitetin e qytetarëve të tij dhe e burgosën. Ky është motivi i regjimeve që nuk funksionojnë dot pa të burgosur politikë. Putini mban të burgosur Navalnyn, ndërsa Rama mban Fredin tonë.

I drejtohem sërish kryeministrit të vendit, dëshiroj që sërish t’i kujtoj se çdo moment që zgjatet burgosja e tij, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet. Edi Rama nuk e di më kë është ngatërruar”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Shakira sërish një këngë për Pique

Ndarja e Shakirës me Gerard Pique duket se e ka frymëzuar sërish për muzikë të re. Që nga ndarja e tyre, ylli kolumbian ka publikuar hitet ‘Te Felicito’, ‘Mo...

16:58

Mesazhi i zbritjes me helikopter të Tony Blair

Tony Blair është një zyrtar që do të ketë gjithnjë falenderime dhe respekt për atë që ka bërë për kombin tonë gjatë luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, për...

16:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI