Flash

Detaje të reja/ Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi

Lapsi.al 14 August 2023
Detaje të reja/ Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja shqiptar, Aleksandër Zaka i ekzekutuar me një plumb pas koke më 12 Gusht në ishullin e Salaminës në Greqi. “Protothema” shkruan se autoritetet greke kanë tashmë një të dyshuar për krimin dhe janë vënë në kërkim të tij. Sipas të njëjtave burime ka dyshime që vrasësi të këtë qëndruar më herët në shtëpinë e shqiptarit të vrarë.

Për kapjen e tij policia greke ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e vrasësit të shqiptarit, i cili kreu krimin për shkaqe ende të paqarta. Emri i autorit nuk bëhet me dije nga ana e policisë, por mësohet se ai është një person i njohur për autoritetet pasi në të shkuarën ka pasur probleme në fushën e narkotikeve.

“Hetimi është ende në vazhdim, megjithatë, është identifikuar një i dyshuar kryesor i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës në të kaluarën. I dyshuari është në kërkim”, - thanë burimet për “Protothema”.

Aleksandër Zaka me origjinë nga Lushnja u vra me plumb në kokë mesditën e së shtunës së kaluar në ishullin Salamina të Greqisë. Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri.

Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet. 51-vjeçari, Zaka mësohet se ishte një person jo problematik dhe emri i tij nuk ishte lakuar asnjëherë për probleme me ligjin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shakira sërish një këngë për Pique

Ndarja e Shakirës me Gerard Pique duket se e ka frymëzuar sërish për muzikë të re. Që nga ndarja e tyre, ylli kolumbian ka publikuar hitet ‘Te Felicito’, ‘Mo...

16:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI