Flash

Billie Eilish flet për ish partnerin, Jesse Rutherford

Lapsi.al 14 August 2023
Billie Eilish flet për ish partnerin, Jesse Rutherford

Billie Eilish konfirmoi se ajo dhe Jesse Rutherford janë ende miq, pavarësisht se i dhanë fund lidhjes tre muaj më parë.

"Vetëm miq shumë shumë të mirë. Miku im përgjithmonë", shkroi këngëtarja e "Bad Guy" kur një fans e pyeti për Rutherford përmes Instagram. Megjithatë, e pyetur nga një fanse tjetër nëse ajo po dilte me dikë në këtë moment, Eilish shkroi , "Jo".

Këngëtari i "Neighbourhood" dhe Billie ishin bashkë për rreth gjashtë muaj përpara se përfaqësuesi i Eilish të konfirmonte për Page Six në maj se të dy vendosën t'i jepnin fund romancës së tyre. “Mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë miqësisht dhe mbeten miq të mirë,” tha përfaqësuesi i tyre në atë kohë.

Ish-çifti u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në tetor 2022 pasi një fans shpërndau një video në TikTok të të dyve duke u kapur për dore në Los Anxhelos. Më vonë ata  zyrtarizuan romancën në Instagram më 1 nëntor, duke marrë kritika për diferencën e tyre 10-vjeçare në moshë. Në postimin e redaktuar që atëherë, Eilish përfshiu një foto të Halloween-it të saj të veshur si foshnjë pranë tij i cili ishte veshur si i moshuar.

Në një intervistë me Vanity Fair muajin pasardhës, Eilish foli mbi Rutherford, duke thënë se ajo ishte "me të vërtetë e lumtur" me të. “Kam arritur në një pikë të jetës sime ku jo vetëm që njihesha nga një person që mendoja se ishte personi më tërheqës në industri por edhe u lidha me të, shtoi ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi Magoo

Ish-partneri i repit të TIMBALAND, Magoo, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Artisti i R&B, Digital Black,(Benjamin Bush), shkroi: "Oh Zot nuk mund ta b...

14:42

Jori Delli në lidhje me Fred de Palma

Ka qenë vetë Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, ai që ka publikuar një foto me modelen shqiptare, e cila duket me shpinë. Reperi e ka ...

10:31

Shakira harron Hamilton, kapet mat me Drake

Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë të fshehtë nga një festë në West Hollywood, Kaliforni. Një dëshmitar zbuloi se yll...

09:42

Selena Gomez 'bën paqe' me Francia Raisa

Selena Gomez duket se i ka dhënë fund grindjes së saj të përfolur me miken e saj Francia Raisa. Dyshja u panë duke shëtitur teksa dolën në restorantin eksklu...

13:12

"Barbie" kryeson arkat botërore

Në të premten e katërt në kinema,  komedia fantazi "Barbie" fitoi 10 milionë dollarë, sipas Box Office Mojo të IMDB. Këtë javë, ajo tejkaloi shifrën prej 500...

11:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI