Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Gazeta zvicerane: Paqja në Ballkan rrezikohet nga ambiciet e Serbisë

Lapsi.al 13 August 2023
Gazeta zvicerane: Paqja në Ballkan rrezikohet nga ambiciet e Serbisë

Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e rrezikuar nga ambiciet e vazhdueshme për të formuar një “Serbi të Madhe”. Çelësi i paqes në Ballkanin Perëndimor qëndron në Distriktin e Brckos. Kjo është “thembra serbe e Akilit”, shkruan gazeta e përditshme zvicerane në gjuhën gjermane, Neue Zürcher Zeitung.

Në një shkrim me titullin “Si mund ta parandalojë BE-ja “Serbinë e Madhe” me disa qindra ushtarë”, autori Alexander Rothert shkruan se si kreu i Republika Srpskas në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodik po tenton të krijojë forca ushtarake paralele.

“Që nga 21 nëntori 1995, termi Dejton ka treguar një lloj të veçantë diplomacie – të gjithë pjesëmarrësit qëndrojnë të mbyllur derisa të arrijnë një marrëveshje. Kështu shkruante “arkitekti” i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, ambasadori Richard Holbrooke në librin e tij “Misioni im” të vitit 1998. Përpjekjet e palodhura diplomatike të Holbrooke, së bashku me bombardimet e NATO-s ndaj pozicioneve serbe, i dhanë fund luftës gati katërvjeçare në Bosnjë e Hercegovinë” – kujton në fillim NZZ.

Autori Alexander Rothert ka hulumtuar ngjarjet në ish-Jugosllavi dhe ka punuar për Institutin Otto Zur, Institutin e Europës Lindore si dhe për misione të ndryshme ndërkombëtare. Duke qenë kështu, ai kujton se edhe sot, paqja në Ballkanin Perëndimor është në rrezik të madh, dhe jo thjesht e brishtë. Sipas tij, kjo ka të bëjë me përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të realizuar projektin e krijimit të Serbisë së Madhe, të nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Milloshevic.

Ai plan, siç shkruan Rothert, mbështetet në “Botën Ruse” të Vladimir Putinit dhe tani quhet “Bota Serbe”. Protagonisti kryesor i tij është shefi i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin. Vulin, i cili së fundmi është sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Millorad Dodik kanë marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi.

Alexander Rothert e përshkruan Dodikun si “pushtetin kryesor aktiv të Beogradit në Ballkanin Perëndimor”. Ai përmend edhe mirënjohjen “Urdhri i Meritës” që i dha Putinit në shenjë mirënjohjeje. NZZ citon Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2022, e cila thotë se “situata në rajonin e ish-Jugosllavisë vazhdon të përbëjë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

“Një nga arsyet për këtë janë përpjekjet e Dodikut për të ndërtuar forca ushtarake paralele. Nëse shikoni paradën ushtarake vjetore anti-kushtetuese me rastin e themelimit të Republikës Srpska më 9 janar, mund të ndjeni se numri i anëtarëve të atyre forcave është tashmë i konsiderueshëm: në atë kohë, deri në 2 000 anëtarë të armatosur rëndë të grupeve paraushtarake dhe policë specialë marshuan, të ndjekur nga dhjetëra automjete të blinduara dhe helikopterë. Armatosja e njësive të tij paraushtarake nga Dodiku, shkon paralelisht me armatosjen masive të forcave të armatosura serbe, gjë për të cilën Vuçiq është përpjekur prej disa vitesh” - theksohet në artikull.

Qyteti Brçko në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës është “thembra e Akilit” e strategëve serbë, vlerëson Rothert dhe kujton se “Bota Serbe” nuk do të ishte e mundur pa kontrollin e Brçkos. Një prani ushtarake ndërkombëtare e armatosur fuqishëm në Brçko mund t’i kundërvihej çdo aventure pa shkrepur asnjë plumb. Do të ishte e rëndësishme që njësitë të zhvendosen në Brçko sa më shpejt të jetë e mundur. Në rast të shpalljes së pavarësisë, njësitë e Dodikut fillimisht do ta merrnin dhe do ta pushtonin Brçkon, beson autori i tekstit në NZZ.

“Një gjë duhet të jetë e qartë: kurrë nuk ka pasur lëvizje paqësore kufitare në Ballkan. Kontrolli ushtarak i distriktit të Brçkos nga forcat ndërkombëtare – qoftë EUFOR-i apo NATO, që ende ka një mision në BeH dhe drejtohet nga një gjeneral amerikan – është një parakusht për paqe të qëndrueshme brenda dhe rreth Bosnjës në Ballkanin Perëndimor”, - shton ai.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për sa kohë që janë në pushtet secesionistët dhe politikanët që punojnë për ta shkatërruar shtetin, si Millorad Dodik. Me ‘opsionin Brçko’, BE-ja mund të arrijë fitimin maksimal me investime shumë të kufizuara, - përfundon shkrimi i NZZ. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mancini zbulon arsyet e largimit nga Italia

Roberto Mancini nuk vonoi të sqaronte gjërat pas lamtumirës së befasishme me kombëtaren italiane. Pak orë pas lajmit të dorëheqjes së tij, ish-trajneri i Italis...

20:49

Keanu Reeves rikthehet në skenë

Keanu Reeves doli në skenë në fillim të kësaj jave për natën e hapjes së turneut  të grupit të tij Dogstar. Grupi alternativ i rock-ut -  i cili përbëhet nga...

15:55

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43