Flash

Dyshimet/ Vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi e mbuluar nga misteri

Lapsi.al 13 August 2023
Dyshimet/ Vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi e mbuluar nga

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Aleksandër Zaka, nga Lushnja u gjet i ekzekutuar të shtunën në ishullin e Salaminës në Greqi. Shqiptari ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. Viktima u gjend i pajetë i ulur në një karrige në oborrin e shtëpisë së tij nga një tjetër shqiptar që iu prezantua policisë së mik i familjes. Ishte ky i fundit që njoftoi policinë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mediat greke janë duke i bërë jehonë vrasjes së shqiptarit, teksa e kanë konsideruar ngjarjen si një “thriller”. I pari që u mor në pyetje ishte pikërisht shqiptari që gjeti trupin e pajetë. Ai u mbajt disa orë i shoqëruar, por nuk është ngritur ndonjë akuzë zyrtare edhe pse ishte i dyshuari i parë.

51-vjeçari nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit. Të njëjtat burime raportojnë se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi. Përgjigjet për shkaqet e vdekjes pritet të jepen nga autopsia që do t’i bëhet trupit të 51-vjeçarit shqiptar ndërsa hetimet ende vijojnë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Keanu Reeves rikthehet në skenë

Keanu Reeves doli në skenë në fillim të kësaj jave për natën e hapjes së turneut  të grupit të tij Dogstar. Grupi alternativ i rock-ut -  i cili përbëhet nga...

15:55

Merr flakë në ecje makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Risili në By-pass-in që të çon drejt lumit të Vlo...

15:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI