Flash

Detajet/ Gjobë 200 mijë euro pas prishjes së pazareve të drogës

Lapsi.al 13 August 2023
Detajet/ Gjobë 200 mijë euro pas prishjes së pazareve të

Kërcënimet ndaj një sipërmarrësi nga Belshi të cilit i kërkonin 200 mijë euro çuan në pranga Altin Dervishin, 35 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Ervis Dervishi, i dyshuar si pjesëmarrës në krim.

Dy vëllezërit akuzohen se kanë kanosur 34-vjeçarin Aleko Ferhati, i njohur edhe si Blerim Ferhati, të cilit i kërkonin përmes presioneve që tu jepte shumën e majme.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit” - informoi policia.

Personi i kërcënuar nga dy vëllezërit, i cili është nga fshati Kajan i Belshit, rezulton pronar i një aktiviteti biznesi në fushën e ndërtimit, me seli në Elbasan. Ishte një denoncim i bërë nga vetë 34-vjeçari që angazhoi policinë.

Ajo kreu disa kontrolle gjatë të cilave në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve, Dervishi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Keanu Reeves rikthehet në skenë

Keanu Reeves doli në skenë në fillim të kësaj jave për natën e hapjes së turneut  të grupit të tij Dogstar. Grupi alternativ i rock-ut -  i cili përbëhet nga...

15:55

Merr flakë në ecje makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Risili në By-pass-in që të çon drejt lumit të Vlo...

15:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI