Flash

Vdekja e Joy Ayoko në Tiranë, çfarë përmban letërporosia shqiptare për autoritetet e Kenias

Lapsi.al 12 August 2023
Vdekja e Joy Ayoko në Tiranë, çfarë përmban

Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjen e përgjigjes së letërporosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare lidhur me çështjen e vdekjes së vajzës keniane Joy Ayoko.

Tre ditë më parë Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joyt, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së Joyt për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilën nëna ia ka dërguar 3 ditë më parë.

Po ashtu News24 mëson se përveç raportit të vdekjes së Joyt në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joyt, motrës dhe vëllait të Joyt dhe shoqes së Joyt në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.

News 24 ka publikuar të dhëna e dëshmi ku është zbuluar se shoqja e dhomës së Joyt, Emily Mutua i ka thënë motrës së Joyt autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do të pyetet edhe motra e Joyt. Këto persona pritet të merren në pyetje në ditët në vijim nga autoritetet keniane sipas pyetjeve që i kanë nisur autoritetet shqiptare dhe më pas do i kthehet përgjigje letërporosisë së prokurorisë shqiptare.

Autoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten. Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joyt, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme.

Sipas informacioneve nga avokati mbrojtës i vajzës keniane, prokuroria po pret mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë nga Kenia, si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes./News 24

Të këshilluara

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit, në segmentin Morinë- Kukës është përmbytur nga një një lumë automjetesh mëngjesin e kësaj të shtune. Janë me mijëra qytetarë të Kosovës, por jo ...

10:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI