Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

As 'arresti shtëpiak' nuk e ndal, 55-vjeçari gjendet në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’

Lapsi.al 12 August 2023
As 'arresti shtëpiak' nuk e ndal, 55-vjeçari gjendet

Një aksident i dytë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Si rrjedhojë janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve i dënuar me “arrest shtëpie”. Alfred Hunda, nga Libohova, disa ditë më parë u dënua me masën "arrest shtëpiak" për veprën penale të trafikut dhe mbjelljes së lëndëve narkotike.

E megjithatë rreth orës 20:26 automjeti i tij u përplas me atë të shtetasit T. H., 35 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit Hunda, dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës. Ky aksident është i katërti që ndodh në harkun e 12 orëve të fundit në rrugën nacionale Tepelenë-Kakavijë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI