Flash

Meme e radhës/ Media italiane: Sytë te Veliaj si pasardhës i Ramës!

Lapsi.al 11 August 2023
Meme e radhës/ Media italiane: Sytë te Veliaj si pasardhës i

Meme me të cilën Edi Rama i krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991, me turistët italianë që vijnë për pushime në vendin tonë, mori vëmëndjen e mediave italiane. Por së fundi, një shkrim në Corriere della Sera bie në sy për hartimin e një profili plot ngjyra që i bën Edi Ramës.

Nga fillimi në fund, shkrimi është mbushur me lavde dhe furça për Ramën, por në fund, me takt gazetari ka hedhur idenë e Veliajt si pasardhës të Ramës, ndërsa parashikon se anëtarësimi në BE i Shqipërisë mund të jetë sfida e fundit politike e Ramës.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është ndoshta sfida e fundit e Ramës, përpara largimit nga politika. Ata që e njohin mirë thonë se do që të mbahet mend jo vetëm si ai që e zhvilloi vendin, por edhe si ai që çoi vendin në duar më të sigurta dhe më të besueshme: ato të Bashkimit Evropian. Zyrtarisht, kryeministri shqiptar nuk ka caktuar një ‘pasardhës’, ai njihet si shumë i rreptë me të gjithë ministrat e tij, por të gjithë sytë janë tek Erion Veliaj, 43 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015-të, ish-ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në qeverinë Rama. Ka mbaruar studimet universitare jashtë vendit, me një rrjet njohjesh ndërkombëtare për t’u patur zili. Dhe, sigurisht, shumë aktiv në shoqëri”, mbyllet profili politik i Kryeministrit Edi Rama në “Corriere della Sera”.

Në fakt, ky parashikim që bën gazetari për momentin është i parakohshëm. E para se Rama është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë. Madje shpesh ai dëgjohet të thotë se po punon për "Shqipërinë 2030", pra është ende herët për t'ia caktuar trashëgimtarin, vetëm nëse nuk i dëshiron humbjen. E dyta është e vërtetë se të gjithë sytë janë tek Erjon Veliaj, por jo për ndonjë trashëgimi që i vjen peshqesh nga Surreli. Me shumë interes, pritet hapi i SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku Veliaj ka hedhur firmën duke marrë si angazhim financiar pagesën e 91 milion eurove, edhe pse kjo nuk ishte kompetencë e tij, por e Këshillit Bashkiak.

Prandaj sytë e të gjithëve janë nga Erjon Veliaj, nëse ai do t'i përgjigjet hetimeve të SPAK siç bëri me burrëri Lefter Koka dhe Alqi Bllako, apo do preferojë ta sodisë gjyqin e tij diku jashtë, siç bëri Arben Ahmetaj? Për trashëgiminë e Ramës, ka kohë ende.

Të këshilluara

Arrestohet reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine u arrestua në Palm Beach County, Florida të mërkurën pasi shkeli rregullat e qarkullimit, raportojnë mediat e huaja. Artisti, emri i v...

11:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI