Flash

Mero Baze replikon me Edi Ramën: Ndërroni turnet me Saliun për të mbrojtur Zenin

Lapsi.al 11 August 2023
Mero Baze replikon me Edi Ramën: Ndërroni turnet me Saliun për

Ndërtimi i kullës Mali i Tiranës po krijon dhe konflikte të papritura. Kryeministri Rama ka bërë sot një shkrim për të mbrojtur kullën 64 katshe, ndërkohë që mediat që e mbështesin atë, kanë denoncuar pjesmarrjen e familjes Berisha në këtë biznes.

Nëse Rama mbronte tezën se si kryeminister atij s'i interesonte se cilët janë aksionerët, Mero Baze e ka konsideruar këtë si një mbrojtje të tërthortë për Shkëlzen Berishën.

Reagon Rama: Kulla pas TOB do të ndërtohet!

"Berisha të mos dal sot në orën 12 për të mbrojtur Shkëlzenin. Mirë është ta bëjnë me radhë se dhe ditë pushimesh. Sot eshte kry radha", ka shkruar Baze duke komentuar shkrimin e fundit të Ramës.

Edi Rama shkruante në artikullin e tij: "Halli im këtu është fatmirësisht më i rëndi dhe më i thjeshti! Si të nxjerrim maksimumin e fuqisë rrezatuese dhe tërheqëse për Tiranën, duke realizuar një tjetër kullë ikonike, të cilën nuk e financon e as e ndërton shteti, po e mundëson marrëveshja krejt private mes pronarëve, investitorëve, arkitektëve e inxhinierëve, po ku, ama, autoriteti përkatës shtetëror ka jo vetëm detyrën që t’i hapë rrugë zhvillimit legjitim të një prone private, konform vizionit të zhvillimit të kryeqytetit, po edhe të drejtën të kërkojë nga zhvilluesit cilësinë më të lartë të mundshme arkitektonike e inxhinierike".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Arrestohet reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine u arrestua në Palm Beach County, Florida të mërkurën pasi shkeli rregullat e qarkullimit, raportojnë mediat e huaja. Artisti, emri i v...

11:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI