Flash

Invictus 2023/ Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes

Lapsi.al 11 August 2023
Invictus 2023/ Rita Ora do të performojë në ceremoninë e

Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave ‘Invictus Games 2023’ që organizohen nga Princi Harry.

Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku Rita do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator, shkruan DailyMail. Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit, Princ Harryt, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.

Lojërat Invictus janë një turne me shumë sporte për ushtarakët dhe gratë e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranë të luftave. Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.

Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, dhe ylli me origjinë nga Kosova mori pjesë në dasmën e Harryt dhe Meghan Markle në vitin 2018.

Në një intervistë të vitit 2019 për ‘Entertainment Tonight’, ajo tha se ai ishte ‘princi i lezetshëm dhe argëtues’, duke shtuar se ajo dhe miqtë e saj ishin rritur duke dashur të ‘shoqëroheshin’ me Princin Harry.

Rita ka performuar më parë në një koncert të vitit 2019 për organzatën bamirëse “Sentebale” të Princit Harry.

Të këshilluara

Fansat, dyshues rreth lajmit për Lil Tay

Vdekja e papritur e supozuar e Lil Tay i ka lënë njerëzit të pyesin se çfarë është e vërtetë në këtë rast dhe çfarë jo. Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se rep...

18:16

Arrestohet Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine është arrestuar në Florida për mosparaqitje në gjykatë, kanë zbuluar të dhënat e burgut. Sipas një raporti të Zyrës së Sherifit të Qar...

17:14

Merret vendimi për Emmy Awards

Fox njoftoi së fundmi se çmimi i 75-të i Emmy Awards do të transmetohet të hënën, më 15 janar 2024, pasi më parë ishte shtyrë për shkak të grevave të vazhdueshm...

17:06

Ndahet nga jeta influencuesja Lil Tay

Ylli i rrjeteve sociale Lil Tay, Claire Eileen Qi Hope, thuhet se ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare. Përfaqësuesit e adoleshentes njoftuan vdeekjen e saj...

15:19

Pajtohen Karlie Kloss dhe Taylor Swift

Karlie Kloss, u pa në turneun  ikonik "The Eras Tour" të Taylor Swift- vite pasi dyshja dyshohej se kishin një mosmarrëveshje që i dha fund miqësisë së tyre shu...

14:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI