Flash

E masakruan me thikë brenda në “shtëpi bari”, detaje rrënqethëse nga vrasja e shqiptarit në Angli

Lapsi.al 11 August 2023
E masakruan me thikë brenda në “shtëpi bari”, detaje

Një punonjës i sallës operative dëgjoi në telefon vrasjen e një të riu shqiptar në një fermë kanabisi në Britani.

Xhovan Pepaj, 25-vjeç u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 dhjetor 2021.

Daily Mail shkruan se 6 persona janë në gjyq.

Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç.

Ndërsa Nathan Rainforth, 22, Donte Simpson-Palmer, 19 dhe Ray Renda, 22 vjeç, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të veçantë në Loughborough në fillim të këtij viti.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate.”

Prokurori tha se banda shkoi në shtëpinë në fjalë me disa makina në mes të natës, të vendosur për të vjedhur bimët e kanabisit.

Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në këtë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Stewart and Malawski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.

Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”.

Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

Të këshilluara

Protesta që i prishi pushimet Padishahut

Nga Arlind Qorri Sot në mëngjes padishahu u ngrit me nerva. “Një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste” ...

16:31

Arrestohet reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine u arrestua në Palm Beach County, Florida të mërkurën pasi shkeli rregullat e qarkullimit, raportojnë mediat e huaja. Artisti, emri i v...

11:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI