Flash

Bella Hadid i rikthehet modelingut

Lapsi.al 11 August 2023
Bella Hadid i rikthehet modelingut

Bella Hadid është kthyer në aksion. Pas një pauze pesë mujore për t'iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen Lyme, gjendjen kronike me të cilën po luftonte për më shumë se një dekadë, 26-vjeçarja tha se i është rikthyer modelingut.

Bella postoi një TikTok , ndërsa ishte ulur në një studio duke sinkronizuar këngën e reperëve britanikë Central Cee dhe Dave "Sprinter". Ajo e ka titulluar videon e saj, "Dita e parë në xhirim pas 5 muajsh!" Bella, e cila nuk bëri të ditur detaje rreth projektit të saj aktual, më vonë ndau një tjetër video që tregonte atë dhe njerëzit në set duke bërë shaka dhe duke kënduar "Part of Your World" nga The Little Mermaid.

Në fillim të kësaj jave, supermodelja postoi një TikTok që tregonte atë dhe qenin e saj, Glizzy P. Beans, "duke ecur mes trajtimeve të shëndetit tonë mendor". Ajo shtoi, "Unë e di që dukem e sëmurë dhe nuk duhet të ma thuash dy herë në rregull!" Bella gjithashtu shfrytëzoi rastin për të shuar një thashethee për arsyen e pushimit të saj mjekësor. "Dhe jo, nuk kam qenë në rehabilitim dhe jo nuk marr dr0gë," shkroi ajo.

Me kalimin e viteve, ajo ka qenë e hapur për betejën e saj kronike të sëmundjes Lyme. “Faleminderit mamasë sime që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, më qëndroi pranë, më mbrojti, më mbështeti, por mbi të gjitha, që më besoi gjatë gjithë kësaj”, shkroi Bella një postim në Instagram, i cili përfshinte foto nga vizitat e mjekut dhe të dhënat mjekësore. "Të jetosh në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën, ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin, krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t'i shpjegoj me të vërtetë."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

E vërteta rreth ndarjes nga jeta të Lil Tay

Lil Tay u deklarua e vdeekur në moshën 14 vjeçare – por ajo është ende gjallë, sipas një deklarate të dhënë për TMZ. Influencuesja pretendon se Instagrami i ...

15:26

Fansat, dyshues rreth lajmit për Lil Tay

Vdekja e papritur e supozuar e Lil Tay i ka lënë njerëzit të pyesin se çfarë është e vërtetë në këtë rast dhe çfarë jo. Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se rep...

18:16

Arrestohet Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine është arrestuar në Florida për mosparaqitje në gjykatë, kanë zbuluar të dhënat e burgut. Sipas një raporti të Zyrës së Sherifit të Qar...

17:14

Merret vendimi për Emmy Awards

Fox njoftoi së fundmi se çmimi i 75-të i Emmy Awards do të transmetohet të hënën, më 15 janar 2024, pasi më parë ishte shtyrë për shkak të grevave të vazhdueshm...

17:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI