Flash

Rama justifikohet për postimin: Rashë në kurth, kujtova se ishte titull gazete

Lapsi.al 10 August 2023
Rama justifikohet për postimin: Rashë në kurth, kujtova se ishte

Kryeministri Edi Rama publikoi një foto-montazh në rrjetet sociale ku me ironi flitej për italianët që kanë ardhur me pushime këtë verë në Shqipëri. Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në verën e vitit 1991 me anijen “Vlora” me turistët italiane që tashmë me tragete për pushime në vendin tonë.

Kjo nuk u prit mirë nga mediat italiane të cilat nënvizuan se nuk mund të bëhet shaka me emigracionin që ka marrë jetë njerëzish (edhe shqiptarësh) dhe vijon ta bëjë këtë. Por në një intervistë të dhënë për televizionin La7 kreu i qeverisë shqiptare është justifikuar se “ka rënë në kurth” duke kujtuar se ishte titull gazete dhe se postimi i tij “nuk ishte kundër Italisë”.

“Rashë në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë e rrjeteve sociale më thanë se ishte një meme… E postova sepse ky është një moment i veçantë për ne. Shifrat janë mbresëlënëse. Rritja e turizmit është 35% dhe po shkon drejt 45%. Vetëm gjysmë milioni janë italianë” – thotë Rama që mohon se ky ishte një provokim.

“Jo kundër Italisë, jam i dashuruar me të. Gjyshja ime kishte gjak italian dhe më fliste në gjuhën tuaj që kur linda. Dhe Italia ishte e vetmja dritare drejt botës jashtë bunkerit të diktaturës. Televizorët ishin errësuar, por në Vlorë në verë, nëse moti ishte i mirë, mund të shihnim Rain dhe Telenorbën.

Dhe hoqëm dorë të shkonim në plazh. Imagjinoni një duzinë fëmijësh të ulur në dysheme përpara televizorit bardh e zi të gjyshërve të mi. Më pas erdhën vitet 90-të dhe zbuluam L’America si në filmin e Gianni Amelio” – tha Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike

Krahasoi emigrantët me turistët/ Ironia e Ramës shkakton polemika në Itali

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Beograd

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS). Aeroplani...

16:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI